E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nis rrugetimi i Presidentit

Dita pritet të jetë e ngjeshur sa i përket lëvizjeve në korridoret dhe sallën e parlamentit shqiptar. Në orën 09:00 mblidhet Komisioni Parlamentar i Ligjeve i cili do të shqyrtojë kandidaturat e mundshme për President të Republikës, nëse këto kandidatura plotësojnë kushtet dhe kriteret e kërkuara nga Kushtetuta e vendit.

Pas shqyrtimit të kandidaturës nga ana e Komisionit të Ligjeve, ky i fundit harton një raport të cilin e paraqet në seancë plenare në Kuvend. Seanca plenare pritet të nisë në orën 10:00 dhe ashtu sikundër parashikohet nga Kushtetuta, që një kandidat të zgjidhet president që në raundin e parë (por edhe të dytë e të tretë) duhet të votohet nga 84 deputetë.

Kjo do të thotë se kandidatura e mazhorancës, anëtar me “mandat të skaduar” i Zgjedhja e presidentitXhezair Zaganjori kandidat për President “Procesi me rëndësi”Fullani për President? Gjykatës Kushtetuese, Xhezair Zaganjori, që të zgjidhet në krye të shtetit duhet të marrë edhe mbështetjen e deputetëve socialistë, në mos të të gjithëve, të paktën të një pjese për të kapur 84 “pëlqimet”.

Por Partia Socialiste nuk e cilëson si konsensuale kandidaturën e zotit Zaganjori dhe ashtu sic ka paralajmëruar ditën e djeshme kreu i saj, Edi Rama, socialistët pritet të mos marrin pjesë në votimin e parë.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›