Nis seanca, opozita proteston në bulevard

Ndërkohë që maxhoranca ka nisur seancën plenare të së enjtes opozita ka nisur protestën e radhës në bulevardin para kryeministrisë në mbështetje të grevistëve. Ashtu siç kishin deklaruar më parë deputetët e PS-së nuk kanë marrë pjesë sot në seancën plenare të Kuvendit.
Ndërkohë pak para fillimit të seancës një grup protestuesish të Partisë Socialiste të ardhur nga qarku i Shkodrës dhe i lezhës janë drejtuar drejt Parlamentit.
Protestuesit të shoqëruar edhe nga disa deputetë të PS-së kanë përshkuar bulevardin "Zogu i parë" në këmbë drejt parlamentit ku janë ulur në oborrin e këtij institucioni.
Ndërkohë në fjalën e tij deputeti i PD-së Aldo Bumçi nga foltorja e Kuvendit i ka kërkuar opozitës të braktisë bojkotin dhe të vijë në Kuvend.