E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta: Kriza, të gjithë duhet të tregojnë vullnet për të rivendosur dialogun

Tiranë, 6 maj, NOA Dua të shpreh keqardhjen dhe trishtimin tim të thellë për vazhdimin e grevës nga kolegët deputetë të Partisë Socialiste dhe përkrahësit e tyre, për sakrificat dhe për vështirësitë dhe problemet që kanë të bëjnë me shëndetin e tyre gjatë gjithë kësaj kohe

Kështu e ka komentuar zv/kryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme, Ilir Meta, gjatë një prononcimi të sotëm për mediat situatën aktuale politike në vend, të rënduar së fundmi nga greva e urisë e socialistëve dhe mbështetësve të tyre.

Sipas tij, ekzistojnë të gjitha mundësitë e të gjitha hapësirat që përmes dialogut, dialogut dhe vetëm dialogut, të ecet me besim drejt daljes nga kjo situatë.

Të gjitha pretendimet lidhur me hetimin e çështjeve që kanë të bëjnë me zgjedhjet e 28 qershorit, të merren në konsideratë, natyrisht duke respektuar parimet e shtetit ligjor dhe të Kushtetutës së vendit. Dhe jam shumë i bindur se mbeten ende shumë mundësi për tu eksploruar, për tu kombinuar në mënyrë më të mirë të mundshme dhe më konstruktive, pikërisht për transparencën me kushtetutën dhe kushtetutshmërinë, ka deklaruar më tej Meta.

Në funksion të zgjidhjes së krizës, ai ka pohuar se mbështet vetëm dialogun dhe se çdo takim është veçse i dobishëm.

E kam theksuar edhe më parë se duhet të heqim çdo barrikadë, pasi barrikadat nuk na afrojnë por na largojnë nga njëri-tjetri dhe nga zgjidhja, e cila do të risillte normalitetin politik edhe demokratik në vend. Dhe unë jam i bindur, që kryeministri Berisha është i hapur për tu takuar me Ramën, pasi jam i bindur që është vullneti i mazhorancës për të ecur drejt një zgjidhjeje demokratike, konstruktive dhe jo konfrontuese, theksoi kryediplomati shqiptar.

Ndërsa përfundoi se natyrisht, duhet që vullneti të ofrohet nga të gjithë dhe e theksoj se dialogu është i vetmi mjet që ndihmon përfundimin e kësaj greve, të kësaj sakrifice që po bëjnë kolegët deputetë dhe përkrahësit e tyre, i cili njëkohësisht çon përpara edhe pretendimet e tyre.

n.e/NOA

var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETE = "Are you sure you want to delete this comment?"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETEALL = "Are you sure you want to delete all comments?"; var _JOOMLACOMMENT_WRITECOMMENT = "Shkruaj nje koment"; var _JOOMLACOMMENT_SENDFORM = "Posto"; var _JOOMLACOMMENT_EDITCOMMENT = "Edit comment"; var _JOOMLACOMMENT_EDIT = "Edit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE = "Ju lutemi shkruani ne hapesiren e komentit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA = "Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA_FAILED = "Kodi anti-spam u shkrua gabim. Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_EMAIL = "To be notified, please enter your email"; var _JOOMLACOMMENT_ANONYMOUS = "Anonymous"; var _JOOMLACOMMENT_BEFORE_APPROVAL = "Your comment has been queued for moderation by site administrators and will be published after approval."; var _JOOMLACOMMENT_REQUEST_ERROR = "Request failed"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_NEEDREFRESH = ""; jQuery.noConflict(); Komente Shto komentin tend jQuery(document).ready(function(){ jQuery("a.JOSCJQstretchertoogleFORM").click( function(){ jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideToggle(500); return false; } ); }); Shkruaj nje koment Emri: Email: (jo i detyruar) Titulli: Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh function JOSC_afterAjaxResponse(action) { switch(action) { case 'show': case 'response_reply': case 'response_edit': case 'response_quote': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideDown(); return 0; break; case 'hide': case 'response_editpost': case 'response_posted': case 'response_approval': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideUp("fast"); return 0; break; default: return 0; } } if (window.document.URL.indexOf("#CommentForm") kico - ik ore matrapaz |06/05/2010 20:35:50 sa miljon here do te perseritur nga cdo shqiptar indershem ,je matrapaz dhe
kerkon akoma te vazhdosh.n.se.je bere pishmend dhe kerkon dialog te vertet shko
dhe beje tek greva zoti ilir Komentoje 67 2 var JOSC_postCSS=2; Powered by !JoomlaComment 4.0alpha 3.25 Copyright (C) 2007 Alain Georgette / Copyright (C) 2006 Frantisek Hliva. All rights reserved." var JOSC_ajaxEnabled=1;if (!JOSC_http) JOSC_ajaxEnabled=false;var JOSC_sortDownward='1';var JOSC_captchaEnabled=true;var JOSC_template='http://www.noa.al//components/com_comment/joscomment/templates/JQdefault-emotop';var JOSC_liveSite='http://www.noa.al//components/com_comment/joscomment';var JOSC_ConfigLiveSite='http://www.noa.al/';var JOSC_linkToContent='http://www.noa.al/index.php/politike/87-politike/22009-meta-kriza-te-gjithe-duhet-te-tregojne-vullnet-per-te-rivendosur-dialogun';var JOSC_autopublish='1';

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›