E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nis seanca plenare e Kuvendit

Nis seanca plenare e Kuvendit të Shqipërisë ku për herë të parë pas 6 muajsh bojkot kanë marrë pjesë edhe deputetët e Partisë Socialiste.
Në seancën e sotme 64 deputetët e PS-së do të jenë të pranishëm në Kuvendin e Shqipërisë, për herë të parë që pas zgjedhjeve të 28 qershorit 2009. Ata pritet që fillimisht të bëjnë betimin si deputetë të Kuvendit të Shqipërisë, ndërsa më pas, do të paraqesin dy propozimet e tyre. Gjithashtu PS pritet të dorëzojë në Kuvend dy drafte, njëri për ngritjen e komisionit hetimor për hetim të pakushtëzuar dhe i dyti, projektligj për një standard evropian të Shqipërisë lidhur me zgjedhjet, që garanton cdo parti të kërkojë hetimin e plotë të zgjedhjeve.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›