Nis seanca plenare, pritet votimi i kabinetit Berisha

Ka nisur seanca plenare e Kuvendit të Shqipërisë ku do të votohen edhe 15 ministrat e rinj të kabinetit Berisha. Përveç votëbesimit të qeverisë, kryeministri Berisha pritet të paraqesë përpara deputetëve të tij programin qeverisës për mandatin e dytë që shqiptarët i dhanë me 28 qershor. Ndërkohë PS-ja nuk do të jetë e pranishme në Kuvend pasi ka deklaruar se do të bojkotojë Kuvendin e Shqipërisë deri në një kohë të dytë kur mazhoranca e djathtë do t'i plotësojë plot 8 kushtet e vendosura prej tij, në thelb të së cilave kryeson ajo për krijimin e një ligji të posaçëm për hetimin e zgjedhjeve parlamentare të 28 qershorit.