E Shtunë, 31 Tetor 2026

Red Bull e Fetel e kanë mendjen te sezoni i ri

Red Bull thërrmoi çdo kundërshtar në vitin 2011 duke fituar titullin e konstruktorëve me 153 pikë diferencë, ndërsa piloti Sebastian Fetel përfundoi 122 pikë para rivalit më të afërt, duke u shpallur kampion i botës për vitin e dytë radhazi. Pavarësisht kësaj, gjermani insiston arritjet lihen pas menjëherë pas fillimit të sezonit të ri. Skuadra nga Milton Kejnes rrallëherë pati ndonjë rival serioz gjatë këtij viti dhe triumfoi në 12 nga 19 garat e edicionit.

Fetel u shpall kampion, katër gara para përfundimit të kampionatit, ndërsa konsiderohet favorit edhe për vitin 2012. Por gjermani Fetel refuzon të kaplohet nga optimizmi i tepruar. “Gjithçka fillon nga zeroja dhe të gjithë kemi shanse të barabarta” tha ai për BBC. “Ne të gjithë jemi shumë të lumtur me këtë vit, prandaj nuk do të ishte e drejtë të kërkojmë më tepër. Nëse mund ta përsërisim këtë dhe të bëjmë diçka më mirë, do të ishte fantastike”, shtoi ai. 24 vjeçari ka pranuar se është përvojë e shkëlqyer të ndjekë zhvillimin e ekipit për makinën e re. “Ne e shohim duke u formuar. Është njësoj si lindja e një fëmije. Unë nuk jam babai, por ata më tregojmë se si ndihesh”, përfundoi ai.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›