Nis shembja e ndërtimeve në zonat turistike

Inspektorati Ndërtimor Urbanistik Kombëtar (INUK) nisi aksionin, ku siç theksohet, ndërhyrja po realizohet në mbështetje të Bashkisë së Himarës dhe me mbështetjen e FNSH-së Vlorë dhe drejtohet nga kryeinspektori i INUK, Gazmend Osmani.
"Është hera e parë që ndërhyhet në këtë zonë për prishjen e ndërtimeve pa leje. Aksioni, që do të vazhdojë disa ditë deri në ekzekutimin e të gjithë vendimeve të bashkisë Himarë, nisi nga Qeparoja dhe do të vazhdojë përgjatë gjithë bregut", thuhet në njoftimin e INUK-së. Drejtori i Ekzekutimit në INUK, Arben Ndoka, ofroi mbështetjen e këtij institucioni për të gjitha bashkitë dhe komunat e vendit për ekzekutimin e të gjitha vendimeve për prishjen e ndërtimeve pa leje.
"Ky është aksioni i parë në këtë zonë dhe do të zgjasë disa ditë, për të kaluar më tej në një fazë të dytë", tha ai. INUK thekson se "është e rëndësishme të sigurohet kudo zbatimi i ligjit, sidomos në zonat në të cilat në muajt e ardhshëm pritet të fillojë sezioni turistik, siç është dhe qytetit. /Start/
2012-04-17 16:26