E Shtunë, 31 Tetor 2026

Legalizimet mbyllen brenda vitit 2013

Ai ishte i pranishëm në një takim të organizuar nga Ministria e Drejtësisë, ku u prezantuar draftstrategjia për pronat.

“Në vlerësimin tim procesi i legalizimit është patjetër reforma më e rëndësishme dhe pse jo më e guximshmja e ndërmarrë nga kjo mazhorancë, gjatë dy mandateve të saj qeverisëse. Referuar efekteve ekonomike, sociale,  urbane,  ligjore ajo patjetër bëhet e domosdoshme dhe ne shprehim vendimin dhe përcaktimin tonë për përmbylljen e saj brenda afateve ligjore, natyrisht me cilësi dhe brenda standardeve", tha Kollozi.

Ai përshëndetin edhe miratimin në Parlament të ligjit për legalizimin e pasurive të qytetarëve. "Si ish- deputet dhe relator i këtij ligji në vitin 2006 dhe i përmirësimeve që iu bënë atij me pas dua te shpreh kënaqësinë dhe vlerësimin tim për këtë zgjidhje oferte qe iu dhamë shqiptareve, për zgjidhjen e këtij problemi madhor.  Kjo ishte oferta me racionale dhe zgjidhja me e drejtë dhe e ndershme e ofruar të gjitha palëve të përfshira në proces. Përmes këtij ligji në synojmë të legalizojmë me mijëra prona te shqiptareve, mundin dhe djersen e tyre dhe ndërkohe përpiqemi të tregohemi të kujdesshëm dhe të kurojmë me shumë kujdes interesat e pronarëve të vjetër, duke i kompensuar ata deri në qindarkën e fundit", tha Kollozi. /Start/

                                                                                             2012-04-17 16:42
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›