Nis shitja
Nisi procesi i privatizimit të Postës dhe Telekomit të Kosovës. Qeveria nënshkroi kontratën me kompaninë fituese për këshillim të formës së privatizimit të saj. Këtë do ta bëjë konsorciumi i përbërë nga Telco AG Lihtenshtajn, Wolf Theiss - Austri, TPA Horëath - Kroaci dhe PRTM nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Thuhet se këto janë kompani me eksperiencë, referenca të dalluara ndërkombëtare dhe me përvojë në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Kryeministri Hashim Thaçi, bashkë me ambasadorin amerikan në Kosovë, Christofer Dell dhe atë austriak, Valter Maria Stojan, e konsideruan këtë hap si fort të rëndësishëm për Kosovën. Ambasadori Dell vlerësoi se privatizimi i PTK-së është një kurriz për zhvillimin ekonomik të Kosovës.
Ardhmëria e PTK-së mund të jetë kurriz i rëndësishëm për nxjerrjen e potencialeve të popullatës së re, andaj ky transaksion është një mundësi për Kosovën që ta kryejë këtë dhe të krijojë një kurriz për zhvillimin e ardhshëm ekonomik dhe të bazuar në teknologji informative, ka thënë Dell.
Kryeministri Thaçi, në takimin e Komisionit Ndërministror me konzorciumin fitues për këshilltar të transaksionit, tha se Qeveria është për treg të hapur drejt një konkurrence të lirë.
Vendimi për pjesëmarrjen e kapitalit privat në PTK do të merret nga Kuvendi i Kosovës, tha Thaçi.
Projekti, sipas tij, është pjesë e politikave për reformën e telekomunikacionit në Kosovë, e që Qeveria është e përkushtuar ta bëjë.
Sipas kryeministrit, Kosova ka ambient shumë të favorshëm për treg dhe për përfshirjen e kapitalit privat në PTK.
Si qeveri, jemi duke ndjekur standardet më të larta të transparencës për qytetarët e Republikës së Kosovës, tha ai.
Në anën tjetër, ambasadori austriak në Prishtinë, Valter-Maria Stojan ka thënë se ndihet krenar që dy kompani austriake kanë shprehur interesim për këtë tender. Ai shfaqi shpresën se Qeveria e Kosovës do ti ndihmojë partnerët që ti plotësojnë obligimet e veta në një periudhë të shkurtë kohore.
Shpresojmë që privatizimi i PTK-së të jetë një hap tjetër i Kosovës drejt integrimeve evropiane, tha Stojan.
Qeveria më herët ka themeluar Komisionin Ndërministror në tetor të vitit 2008, në bazë të Ligjit të ndërmarrjeve publike, me qëllim të menaxhimit dhe implementimit të suksesshëm të Projektit Participimi i sektorit privat në PTK.
Vlera e Postës dhe Telekomit të Kosovës është deklaruar në shuma të ndryshme, por jo zyrtare. Publike ka qenë vetëm deklarata e ish-drejtorit të kësaj kompanie, Etrur Rrustemaj, i cili pati thënë se PTKja ka vlerë 1.3 miliardë euro.