Turqia i dhuron Kosovës 5 mijë vaksina

Qeveria e Turqisë ka ndarë donacion 5.000 doza të vaksinës kundër Gripit të ri pandemik A H1N1 për Republikën e Kosovës, konfirmoi të enjten kabineti i ministrit kosovar të Shëndetësisë, Alush Gashi.
Ministri Gashi është informuar përmes ambasadorit të Turqisë në Kosovë se ministri i Shëndetësisë i këtij vendi, Rexhep Agdag, me kërkesë të ministrisë kosovare ka vendosur për këtë donacion të vaksinave kundër A H1N1 për Kosovën.
Këto vaksina do të dërgohen gjatë ditës së sotme në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Ankara të Turqisë, kurse ditëve në vijim, ato do të sillen në Kosovë, njofton MSH, nëpërmes një komunikate për shtyp.
"Ky donacion i Republikës së Turqisë për Kosovën ka një rëndësi të veçantë, pasi vaksinat e ndara për Kosovën, janë pjesë e kontingjentit që Republika e Turqisë i ka blerë për qytetarët e saj. Ministria e Shëndetësisë e Republikës së Kosovës i shpreh falënderim të veçantë Republikës së Turqisë për këtë përkrahje shumë domethënëse, ndërkohë që zotohet se bashkëpunimi ndërshtetëror në fushën e shëndetësisë midis dy shteteve do të vjen duke u thelluar, thuhet në komunikatë.
Ndërkohë, vaksinat e para në Kosovë, donacion i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, pritet të vijnë në fillim të dhjetorit.