Nis shkolla, mbi 35 mijë nxënës sot në klasë të parë

Rreth 600 mijë nxënës në të gjithë sistemin parauniversitar nisin sot vitin e ri shkollor 2012-2013 ndërsa mbi 35.000 fëmijë do të ulen për herë të parë në banka. Përveç tyre janë dhe 1500 fëmijë të emigrantëve të kthyer që do ti bashkohen emocionit për të nisur shkollën dhe mësuar me abetaren mbarëkombëtare.
Ndërkohë Bashkia e Tiranës ka uruar sot të gjithë nxënësit për fillimin e vitit të ri shkollor 2012-2013. Kreu i bashkisë Lulzim Basha u ka uruar suksese të gjithë nxënësve të cilët nisin vitin e ri akademik ndërsa një urim të veçantë ka dhënë për ata të cilët do të ulen për herë të parë në bankat e shkollës. Kryebashkiaku Basha u ka dhuruar kartolina 5300 nxënës të klasës së parë.
Nga Ministria e Arsimit udhëzimet janë shpërndarë që kjo ditë të jetë festive si nuk është parë asnjëherë më parë për 100 vjetorin e pavarësisë. Shkollat pritet ti ngajnë një konkursi artistik ku nuk do të mungojnë elementët patriotik në këtë vit jubilar.
Për të dytin vit, me insistim dhe vëmendjen më të madhe, Ministria e Arsimit i jep priorite shkollave profesionale. Këtë vit me 4 shkolla të reja dhe me 2000 nxënës më shumë.
Pritshmëritë e ministrisë së arsimit janë rritja e numrit të të vegjëlve në sitemin parashkollor më shumë se 85%. Ndërsa për arsimin 9-vjeçare dhe 3 të mesme, ky vit i ri shkollor do të vëjë në zbatim të tjera rregulla dhe proceduara të cilat tashmë rregullohen me ligjin e ri për sistemin parauniversitar.