E Shtunë, 31 Tetor 2026

Elbasan, vriten 2 persona gjatë një dasme, arrestohen 2 vëllezër

Vetëm pak orë pas vrasjes makabre në një dasëm në Elbasan policia ka arritur të prangosë dy autorët e krimit.
 

Burime nga policia bëjnë me dije se janë arrestuar dy vëllezërit Edmond dhe Blerim Eshja përkatësisht 37 dhe 32 vjeç pasi akuzohen se kanë vrarë shtetasit Pëllumb Belegu 56 vjeç dhe Mariglen Dushku.
 

Ngjarja e rëndë është shënuar mbrëmjen e djeshme në një fshat të Elbasanit ku dy vëllezërit kanë qënë të ftuar në një dasëm por gjatë ceremonisë janë zënë për arsye banale me dy viktimat.
 

Dy vëllezërit kanë goditur me thikë 56-vjeçarin Belegu dhe Mariglen Dushkun të cilët ndërruan jetë si pasojë e plagëve të marra dhe janë larguar menjëherë nga vendngjarje.
 

Policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka vijuar kërkimet për gjatë gjithë natës duke bërë të mundur arrestimin e autorëve të krimit në orët e para të mëngjesit të sotëm.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›