Nis shpërndarja e kartave të identitetit në Gjirokastër
Qytetarët e qarkut të Gjirokastrës, të cilët kanë aplikuar 1 muaj më parë për karta identiteti kanë nisur t'i tërheqin në zyrat ku kanë aplikuar. Prefekti i qarkut Spiro Ksera u ka bërë thirrje qytetarëve të aplikojnë dhe të tërheqin dokumentin e ri identifikues.
GJIROKASTËR- Qytetarët e qarkut të Gjirokastrës që prej fillimit të javës kanë mundur të marrin kartat e identitetit. 330 është numri i qytetarëve që e kanë tërhequr dokumentin e ti deri në këto momente. Prefekti i qarkut të Gjirokastrës Spiro Ksera në një prononcim për televizonin “News24” ka pohuar se procesi i aplikimit për letërnjoftime në këtë qark vazhdon nomrlaisht, por probleme ka patur kryesisht në gjetjen e operatorëve në komuna.
“Procesi me pajisjen me letërnjoftime po vazhdon,probleme të vogla kemi në rrethin e Përmetit, priten që në fund të javës të gjitha njësitë vendore në rrethin e Përmetit të nisi me vendosjen e aparaturave. Vonesat kanë ardhur për shkak të mos gjetjes së operatorëve në këto Komuna”- u shpreh kreu i qarkut të Gjirokastrës Ksera.
6500 është numri i aplikimeve që janë kryer që nga dita që ka nisur procesi i aplikimit të letërnjoftimeve. Në 5 njësi vendore të qarkut të Gjitokastrës pasi në bashkinë e Këlcyrës në komunën Pogon të këtij rrethi dhe në Memaliaj procesi aplikimit pritet të fillojë javën që vjen për shkak të mos vendosjes së aparaturave dhe mungesës së operatorëve. (a.r/news24/balkanweb)