E Diel, 1 Nëntor 2026

Veliaj: Berisha po trajton qytetarët si zezakët e viteve 50

Kreu i G99, Veliaj akuzoi Berishën se po trajton qytetarët si zezakë, pasi ka vënë tarifa për kartat, që sipas tij janë tarifë për votën. "Tarifë e tillë u vendos në SHBA në vitet 50, kur prindërit e Obamës nuk lejoheshin të votonin" tha Veliaj. 

TIRANE- Kreu i G99 Erjon Veliaj ka takuar banorët e zonës së kombinatit në Tiranë, ku ka diskutuar me ta për shumë cështje. Veliaj akuzoi Berishën se po i trajton qytetarët si zezakë, pasi ka vënë tarifa për kartat e identitetit, që për Veliaj është tarifë për votën. Një tarifë e tillë, sipas Veliaj u vendos në SHBA në vitet 50.

“Ne jemi të indinjuar, nuk jemi të mërzitur, nuk jemi të trishtuar jemi të indinjuar me faktin se çdo shqiptarë duhet të paguaj 10 euro që të votojë. Kjo gjë zbatohej në SHBA në vitet 50, ku prindërit e Obamës nuk lejoheshin të votonin sepse zezakët nuk duhet të merrnin pjesë në vendime. Sot Sali Berisha na trajton të gjithëve si zezakë të viteve 50” theksoi Veliaj
Ndërkaq kreu i G99 akuzoi Berishën se u mohon të drejëtn e votës emigrantëve duke deklaruar se qeveria po vendos kushtin “ nëse nuk ke 10 euro për të paguar kartën nuk mund të votosh”.
“Një gjë e tillë është e padrejtë, ndaj beteja jonë e parë para se të fitojme zgjedhjet është do të fitojmë betejën për të pasur karta të lira, jo vetëm kaq por të gjithë ata që kanë paguar ato karta do ti marrin ato para mbrapsh” deklaroi kreu i G99. (e.n/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›