KMSH denoncon dëbimin nga shkolla të vajzave me shami
Komuniteti Mysliman i Shqipërisë shpreh indinjatën e tij ndaj privimit të vajzave me shami nga e drejta kushtetuese për arsimim. "Askush nuk mund të diskriminohet e të privohet nga e drejta e arsimimit, për bindjet fetare” tha KMSH.
TIRANE- Komuniteti Mysliman i Shqipërisë shpreh indinjatën e tij ndaj privimit të vajzave me shami nga e drejta kushtetuese për arsimim, duke deklaruar edhe njëherë se veshja e vajzave myslimane me shami koke nuk është simbol dhe indoktrinim fetar, por një obligim i besimit Islam.
“Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë, i garanton çdo shtetasi shqiptar të drejtën e arsimimit dhe të lirisë së besimit. Këto kufizime nuk mund të cënojnë thelbin e lirive dhe të drejtave dhe në asnjë rast nuk mund të tejkalojnë kufizimet e parashikuara në Konventën Europiane për të Drejtat e Njeriut. Gjithashtu askush nuk mund të diskriminohet dhe të privohet nga e drejta e arsimimit vetëm për bindjet fetare” thuhet në deklaratën e Komunitetit.
Kryetari i Komunitetit Mysliman bën me dije se ka kërkuar edhe një takim zyrtar me Ministrin e Arsimit, por ende nuk është kthyer asnjë përgjigje.
Reagimi vjen vetëm një ditë pas përjashtimit nga shkolla 9-vjecare “31 korriku” në qytetin e Burrelit, të nxënëses 14 vjecare A.Neziri, praktikante e besimit mysliman. (e.n/balkanweb)