E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nis shqyrtimin nen për nen i buxhetit 2012

TIRANE- Parlamenti do të miratojë sot nen për nen dhe më pas në tërësi buxhetin e shtetit për vitin 2012.

Kuvendi i Shqipërisë nisi pak pas orës 10:00 seancën plenare ku po diskutohet buxheti i vitit 2012, nen per nen. Opozita nëpërmjet deputetes, Mimi Kodheli i bëri edhe njëherë thirrje mazhorancës që të merrte parasysh propozimet e bëra nga ajo. Kodheli kërkoi heqjen e taksës për shportën bazë të familjeve shqiptare, çmimit të energjisë dhe ilaçeve e barnave

Ne ju ftojmë të reflektoni mbi propozimet tona, pasi ky duhet të jetë buxheti i njerëzve për njerëzit- tha Kodheli.

***

Pas miratimit në parim në Parlament me votat e shumicës në seancën e 25 nëntorit, gjatë kësaj jave draft-buxheti i ri u shqyrtua nen për nen në komisionet parlamentare.

Opozita, ashtu siç veproi edhe me votimin në parim në Kuvend, është deklaruar kundër buxhetit. Sipas tyre, drafti nuk është realist dhe rrezikon rritjen e borxhit publik mbi tavanin e vendosur prej 60 % të prodhimit të brendshëm bruto.

Por, sipas burimeve nga grupi i PS, në këtë seancë të majtët do të ripërsërisin 8 kërkesat e tyre, që kanë të bëjnë me heqjen e TVSH për pagat, barnat, ushqimet, energjinë dhe librat. Pikë tjetër e rëndësishme që pritet të ngjallë debat, është Kodi Rrugor, i cili i ka kaluar seancës plenare me dy qëndrime. Kodi Rrugor ka krisur marrëveshjen PD-PS, çka është reflektuar dhe në mosarritjen e konsensusit në Komisionin e Veprimtarisë Prodhuese.

Në mbledhjen e fundit të zhvilluar vetëm me përfaqësuesit e djathtë, kryetari i Komisionit të Veprimtarisë Prodhuese, Jemin Gjana, theksoi se Kodi Rrugor do të kalojnë për diskutim në seancën e të hënës me dy qëndrime, dhe jo me një draft përfundimtar, për shkak të mungesës së konsensusit me opozitën.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›