Zgjedhjet në Rusi, Putin merr shumicën absolute
Nuk do të ketë më maxhorancën konsitucionale si më parë, por sidoqoftë partia e kryeministrit Putin ka maxhorancën absolute.
Me rreth 96 % të votave, partia Rusia e Bashkuar merr 238 vende nga 450 që ka Duma. Lajmin e konfirmon kreu i Komisionit Qendror Zgjedhor, Vladimir Ciurov.
Sipas Ciurov, komunistët do të kenë 92 vende, Rusia e Drejtë 64 dhe liberaldemokratët 56. Pjesëmarrja në zgjedhje ishte 60.2 për qind, pak më e vogël se sa ajo e vitit 2007 (63,78%).
Manifestimet
Sipas policisë, 260 persona persona janë ndaluar të dielën në Moskë gjatë manifestimeve që kontestonin legjititmitetin e zgjedhjeve. Lajmin e bën të ditur agjencia Interfax. Organizata të ndryshme opozitare si Rusia Tjetër dhe Solidarnost kishin organizuar përmes rrjetit Facebook një manifestim.