E Diel, 1 Nëntor 2026

Nis sot Festivali i Kanes me filmin The Great Gatsbi

Të gjithë në pritje për çeljen e festivalit të Kanës.

Regjisori i famshëm Stiven Spilberg iu bashkua anëtarëve të tjerë të jurisë për një darkë speciale para nisjes së festivalit. Regjisori fitues i çmimit “Oskar” është kryetar i jurisë së përbërë prej 9 anëtarësh, përfshirë këtu Kristof Valtz, Nikole Kidman, apo dhe regjisorin fitues të këtij viti të çmimit Oskar, Ang Lee.

Të tjerë personalitete të njohur në botën e kinematografisë janë regjisorja japoneze Naomi Kavase, aktorja India Vidia Baral dhe regjisori francez Daniel Otij.

Edicioni i 66 i festivalit të Kanës hapet sot me filmin “The Great Gatsby”, ku në rol kryesor është Leonardo di Kaprio.

Këtë vit festivali ka në përbërje të tij filma nga regjisore të famshëm si Roman Polanski, vëllezërit Kohen, dhe Steven Soderbergh.

Festivali do të zgjasë deri në 26 maj, kur dhe do të shpallet fituesi i Palmes së Artë.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›