Nis sot konkursi për degët e Arteve
02/09/2010 Pranimet në universitetet publike, formula e llogaritjes për degët me konkurs
Duke filluar nga dita e sotme kandidatët e regjistruar pranë akademive sportive si dhe atyre artistike do t’i nënshtrohen konkursit individual të pranimit. Konkretisht për të gjitha programet e studimit në Akademinë e Arteve datat e zhvillimit të konkurseve të pranimit do të iniciojnë sot për të përfunduar me 7 shtator, kohë në të cilën do të shpallen edhe rezultatet e konkursit. Paraqitja e konkurrentit për zhvillimin e konkursit do të jetë në orën 8:00. Në ditën e testimit pjesëmarrësit duhet të kenë me vete një vërtetim të lëshuar nga sekretaria mësimore përkatëse, shoqëruar edhe me dokument identifikimi. Për të tëra degët testimi do të bëhet në tri seanca, që do të zhvillohen ndërmjet datave 2 dhe shtatë shtator. Ndërsa për kandidatët që kanë përzgjedhur degën e arkitekturës testimi parashikon tri rubrika: vizatim në natyrë, vizatim teknik dhe kompozim, që janë specifika të degës së arkitekturës. Drejtuesit e fakultetit shprehen se kuotat e pranimit për vitin e ri akademik nuk pritet të kenë ndonjë rritje krahasuar me ato të një viti më parë, ku janë pranuar rreth 105 kandidatë. Kjo për vetë faktin se ambientet e pranimit janë të kufizuara. Seanca e parë e konkursit është eksterier ose interie, e cila do të zhvillohet për katër orë me radhë. Studenti do të vizatojë me dorë të lirë një objekt arkitektonik, interierin ose eksterierin e tij. Kërkohet dhënia e raporteve vëllimore të ndërtesës dhe pjesëve të veçanta të saj. Deformimi që pëson ndërtesa si rezultat i pikës nga e shikojmë, raporti që ka objekti me ambientin përreth tij si dhe përpunimi i formës dritë-hije. Seanca e dytë do të jetë vizatimi teknik. Në këtë seancë janë të rëndësishme njohuritë mbi vizatimin teknik, elemente të gjeometrisë deskriptive, gjeometrisë në plan dhe në hapësirë. Ndërsa seanca e fundit e konkursit ka të bëjë me kompozimi arkitektonik.
Për programet e studimit me konkurs formula llogaritëse është:
Pikë matura – janë pikët e llogaritura me formulën e mësipërme, ku Z1 dhe Z2 nuk merren parasysh për programet e studimit të Universitetit të sporteve të Tiranës, edukim fizik dhe sporte Elbasan e Shkodër si dhe për të gjitha programet e studimit të Akademisë së Arteve. Në këto raste Z1, Z2 ose KZ1, KZ2 plotësohen me 0 (zero). Për programet e studimit “Arkitekturë” (Tiranë) dhe “Pedagogji e specializuar” (Vlorë) rezultatet e provimeve me zgjedhje Z1, Z2 merren në konsideratë.
Pikë max. matura – janë pikët e llogaritura me formulën e mësipërme, por ku të tria notat, D1, D2, MES, janë të barabarta me 10.
Përqindja e maturës – është përqindja që zënë pikët e maturës në programet e studimit me konkurse.
Pikë konkursi – janë pikët që ka fituar kandidati
Pikë max. konkursi – janë pikët maksimale që mund të merren në konkurrim
Përqindja e konkursit – është përqindja që zë konkursi në maturën shtetërore.