Kreditë, ulen interesat për huatë e reja
02/09/2010 BSH-ja monitorim strikt performancës së kursit të këmbimit për euron
Normat e interesit ranë pas uljes së normës bazë të lekut me 0.25 pikë përqindjeje
Normat e interesit për kreditë e reja gjatë muajit qershor kanë rezultuar më të ulëta. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, norma mesatare e ponderuar e interesit për kreditë në lekë u ul ndjeshëm në qershor, 12.70 për qind, nga 13.81 për qind në maj. Kryesisht uljet e interesave janë aplikuar për pasuritë e patundshme në të dy monedhat dhe për overdraftet (për investimet e bizneseve) në lek. Normat e interesit për kreditë në euro ndërruan sërish kah në qershor. Ato u rriten me 0.37 pikë përqindjeje në terma mujore në 7.71 për qind. “Pasiguria e përgjithshme për situatën e ardhshme ekonomike, monitorimi strikt dhe performanca e kursit të këmbimit vazhdojnë të shprehen në marzhe të larta për kreditë në euro”, - theksohet në raportin e BSH-së. Ndërkaq, në prezantimin e raportit të Politikës Monetare theksohet se BSH-së ka vazhduar të injektojë likuiditet nëpërmjet ankandeve të anasjellta të riblerjes me interes konkurrues. Në korrik, volumi i transaksioneve dhe normat e interesit në tregun ndërbankar janë rritur, kryesisht nën ndikimin e kërkesës për likuiditet në momentin e llogaritjes së rezervës së detyrueshme. Normat e interesit në tregun ndërbankar kanë rënë pas uljes së normës bazë të BSH-së me 0.25 pikë përqindjeje. Në tregun primar vazhdon prirja rënëse e yield-eve të letrave me vlerë për të gjitha maturitetet. Normat e depozitave në lekë flasin për prirje rënëse në kushtet e përmirësimit të nivelit të depozitave. Pritet që ecuria e tyre të ndikohet dhe nga rënia e normës bazë të interesit. Normat e interesit të kredisë në lekë janë ulur, por mbeten shumë të luhatshme. BSH-ja ka vazhduar të injektojë likuiditet nëpërmjet ankandeve të anasjellta të riblerjes – mesatarisht 17.8 miliardë lekë në muajin korrik, krahasuar me 13.2 miliardë lekë në muajin qershor. Norma e interesit e kërkuar në këto ankande ka qenë 5.31%, vetëm 0.05 pikë përqindjeje më lart se norma bazë. Në fund të muajit korrik, BSH-ja reduktoi normën bazë me 0.25 pikë përqindjeje në 5.00% dhe interesi i kërkuar në ankandet r/repo paraardhëse të muajit gusht ra në 5.05%.
Depozitat e reja
Në qershor 2010, interesat mesatare për depozitat në lekë dhe euro regjistruan lëvizje të lehta rënëse. Në terma marzhinale ato vijojnë të jenë në nivele të larta krahasuar me normat bazë, si rrjedhojë e konkurrencës së lartë për pjesën e tregut dhe ndikimit nga disa oferta të fillim-sezonit veror. Norma mesatare e ponderuar e depozitave në lekë është 5.18 për qind. Ndryshime të moderuara rënëse janë regjistruar në të gjitha afatet e maturimit (përveç atij 1-mujor). Interesi i depozitave 12-mujore u ul me 0.07 pikë përqindjeje nga muaji maj. Interesi mesatar i ponderuar për depozitat në euro ka shënuar 2.25 për qind, vetëm 0.03 pikë përqindjeje më poshtë se në muajin maj.