Rregullore e re për pranimet e specializimet
02/09/2010 Universiteti i Tiranës, ndryshime për kandidatët nga trojet dhe specializimet afatgjata te Mjekësia
Regjistrimet paraprake të kandidatëve fitues të maturës 2010 nisin pas datës 16 shtator
Nisja e vitit të ri akademik pranë universiteteve publike do të shoqërohet me një sërë ndryshimesh sa i takon nivelit të pranimeve. Vetëm pranë Universitetit të Tiranës, që rezulton të jetë ndër institucionet më të kërkuara të arsimit të lartë, pritet të akomodohen më shumë se 6 mijë studentë të rinj, të shpërndarë sipas programeve të studimit që janë miratuar për të tetë fakultetet përbërëse. Megjithatë, ndryshime do të ketë edhe në ciklin e pranimeve për kandidatët nga trojet si dhe në zbatimin e procedurave të reja për ndjekjen e specializimeve pranë Fakultetit të Mjekësisë. Rektori i Universitetit të Tiranës Dhori Kule ka konfirmuar gjatë ditës së djeshme rregullat e reja mbi të cilat do të bëhet çelja e vitit të ri akademik gjatë muajit tetor. Përveç këtyre risive rektori tregon se problemet edhe gjatë këtij viti nuk mund të shmangen plotësisht, pasi shtimi i kuotave nuk është shoqëruar me zgjerimin e kapaciteteve pritëse, zgjidhja e vetme e të cilave do të ishte përfundimi i punimeve për ngritjen e kampusit universitar, që edhe për këtë vit mbetet në nivelin e premtimit. Lidhur me stafin pedagogjik Kule ka pohuar se për vitin 2010 do të ketë rekrutim të pedagogeve, ku do të përzgjidhen më shumë se 100 pedagogë të rinj.
Pranimet
Ndryshe nga vitet e shkuara, përzgjedhja e kandidatëve nga trojet që do të pranohen në universitete tona, tashmë nuk do të jetë kompetencë e Ministrisë së Arsimit. Sipas rregullores së re këta kandidatë do të konkurrojnë drejtpërdrejt në fakultetet ku duan të ndjekin studimet. Këto të fundit do të jenë institucionet përzgjedhëse. Aktualisht janë miratuar kuotat e pranimeve dhe tarifat e studimit për këtë kategori studentësh. "Pjesa e studentëve nga Kosova në UT nuk do të regjistrohen me procedurat e viteve të mëparshme, pasi marrëveshja midis dy qeverive ka përcaktuar se ata do të aplikojnë drejtpërdrejt në fakultetet e universiteteve shqiptare atje ku duan”, - është shprehur rektori Kule. Po ashtu ndryshimet e miratuara në ligjin e arsimit të lartë do të shoqërohen edhe me riformatimin e kurrikulave. Për këtë proces rektori ka shtuar se riformatimi i kurrikulave është i domosdoshëm, duke qenë se ka ndryshuar edhe cikli i dytë i studimeve (kriteret e reja për zhvillimin e masterave).
Specializimet
Njëkohësisht ndryshimet kanë prekur edhe procedurën e pranimeve për specializimet në Mjekësi. Kandidatët që do të përzgjidhen për këtë cikël studimesh nuk do t’i nënshtrohen një testi unik. Deri më sot pranimi për programet e specializimeve bëhej në bazë të një provimi të përgjithshëm dhe të vetëm, që zhvillohej në nivel fakulteti. Më pas kandidatët fitues, që grumbullonin dhe sasinë më të lartë të pikëve nga ky konkurrim, në varësi të kuotave të miratuara, shpërndaheshin në departamentet e këtij fakulteti. Me lëvizjet e bëra konkursi tashmë do të zhvillohet i diferencuar në varësi të llojit të specialitetit. Kështu, aplikuesit nuk do të përballen më me një test unik, i cili përmblidhte në vija të përgjithshme njohuritë që një kandidat i një specialiteti të caktuar duhej të kishte fituar gjatë periudhës së studimeve. Pavarësisht llojit të specialitetit për të cilin ai testohej, njohuritë që duhej të zotëronte u përkisnin edhe shumë fushave të tjera jashtë specialitetit të tij. Për vitin e ardhshëm akademik drejtuesit e Fakultetit të Mjekësisë pritet të bëjnë propozimet përkatëse në lidhje me kapacitet e mundshme për kuotat e pranimeve në specializimet afatgjata.