E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nis sot magjia e Champions League

Liga e Kampioneve do te nise sot ne oren 2045 sezonin e ri me ndeshjet e kater grupeve te para.

Kampioni ne fuqi Interi do ta nise mbrojtjen e titullit nga Holanda aty ku do te perballet me Tuenten. Ne ndeshjen tjeter te grupit A Verder Bremeni do te prese ne fushen e vet Totenhemin. Portugezet e Benfikes do te luajne ne stadiumin Da Luz me Hapoel Tel Avivin nderkohe qe sfide interesante e grupit B eshte ajo mes Lionit dhe Shalke 04.

Mancester Junajtid pret ne Old Traford Gllasgou Rejnxhersin ne derbin ishullor kurse Valencia do te luaje ne fushen e turqve te Bursasporit. Kampionet e Turqise marrin pjese per te paren here ne fazen e grupeve te Liges se Kampioneve dhe do synojne te bejne nje prezantim te mire para tifozeve.

Grupi D rezervon sfiden mes Barcelones dhe Panathinaikosit nderkohe qe ne Danimarke luhet perballja mes vendasve te Kopenhagenit dhe ruseve te Rubin Kazanit.

Liga e Kampioneve ndeshjet e sotme

Grupi A
Tuente - Inter
Verder Bremen - Totenhem

Grupi B
Benfika - Hapoel Tel Aviv
Olimpik Lion - Shalke 04

Grupi C
Bursaspor - Valencia
Mancester Junajtid - Gllasgou Rejnxhers

Grupi D
Barcelona - Panathinaikos
Kopenhagen - Rubin Kazan

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›