Zhoze Murinjo gati per sfiden speciale
Nofken ia njohin te gjithe pavaresisht se dikush harron qe ka qene Zhoze Murinjo ai qe e quajti veten Special One Speciali pasi udhehoqi Porton drejt suksesit ne Champions League ne vitin 2004. Trajneri portugez u transferua te Celsi pas triumfit te portugezeve me rezultatin 3-0 perballe Monakose ne finalen e Gelsenkirshen-it. Megjithate tani ai eshte ne stolin pervelues te Santiago Bernabeut ndersa edhe nje here eshte kampion i Europes ne fuqi. Murinjo fitoi trofeun me prestigjioz per klube gjate sezonit te kaluar me Interin duke realizuar nje triplete historike me zikalterit te cilet fituan edhe Serine A e Kupen e Italise. Gjithcka qe tekniku luzitan prek shnderrohet ne flori. Por 47-vjecari ka nenvijezuar qarte se pasi zevendesoi Pelegrinin te Reali i Madridit pervec formacionit titullar pjesa tjeter e skuadres eshte nje kantier i hapur. Te skuadra merengue nevojitet nje pune nga themelet e per momentin kjo eshte po aq e rendesishme sa fitimi i trofeve. Ne kete edicion te Champions-it madrilenet luajne ne Grupin G ku si rivale kane Milanin Ajaksin dhe Okserin. Per te qene i sinqerte une nuk kam pasur asnjehere fat ne short pohoi Mou. Gjithmone me bien si kundershtare kampionet e Europes. Kur isha te Celsi jam ndeshur me Porton Barcelonen dhe Liverpulin. Ne periudhen tek Interi kemi luajtur me Mancester Junajtid dhe me pas me Barcelonen. Per te thene te verteten shpresoja qe ne grup te kisha Interin per te vazhduar traditen time. Nuk do te ndeshemi me zikalterit por luajme kunder Milanit dhe Ajaksit dy klube qe e kane fituar shume here kete trofe. Keto jane skuadra me histori dhe kulture futbolli gjithcka ne grupin tim.
Te merkuren Reali luan me Ajaksin ne shtepi. Kaka Raul Albiol e Gago jane te demtuar ndersa Lasana Diarra Pepe e Kristiano Ronaldo ende nuk jane ne forme optimale. Murinjo i trembet me teper sfides se pare me holandezet sesa transfertes ne fushen e Milanit shtate here kampion te Europes. Objektivi i Specialit eshte ti riktheje gjigandet spanjolle te sukseset ndoshta duke nisur nga Champions League. Ky eshte nje trofe qe Murinjo e lakmon pasi ai do te behej trajneri i pare ne histori qe fiton titullin europian me tri skuadra te ndryshme.