Perfitimet dominojne anglezet Spanja ka rekordin e skuadrave
StageUp-sportampleisure business ka bere te njohur nje klasifikim te kontributeve te mbledhura nga klubet pjesemarrese ne kompeticionin me prestigjioz te futbollit ne Kontinentin e Vjeter Champions League ne keto shtate vitet e fundit. Ne kete renditje speciale te perfitimeve dominojne tre skuadrat angleze Mancester Junajtid 216 milione euro Celsi 215 dhe Arsenali 189. Vetem ne vendin e kater renditet Interi kampioni i fundit i Europes me 174 milione euro. Pas shpatullave te klubit zikalter pozicionohen Lioni dhe Barcelona me 169 milione. Per sa i perket pjeses tjeter te klubeve italiane eshte edhe Milani brenda top 10 me 154 milione te fituara ne 6 pjesemarrje kunder shtate te tillave qe kane pese te parat ndersa Roma eshte e 12-ta 967 milione ne kater edicione dhe Juventus ne te 13-in 927 ne pese sezone. Ndersa duke folur per perfitimet mesatare per kombet klubet angleze me Mancester Junajtid Celsin Arsenalin dhe Liverpulin dominojne me nje diference te madhe mesatarja 1953 milione. Por shtate klubet italiane Inter Milan Roma Juventus Fiorentina Lacio e Udineze kane te ardhura mesatare 846 milione per koke. Ndersa Spanja ka te ardhura mesatare prej 535 milionesh edhe pse ka rekordin se eshte prezantuar ne Champions me plot 10 ekipe ne 7 edicionet e fundit.