Nis sot mbledhja e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së

Udhëheqësit botërorë mblidhen sot për takimin e tyre të përvitshëm në Kombet e Bashkuara në New York. Në mesin e udhëheqësve të cilët do të mbajnë fjalim sot do të jetë edhe presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, si dhe ai i Francës, Francois Hollande.
Në fjalimin e tij para Asamblesë së Përgjithshme presidenti amerikan Barak Obama planifikon të thotë se dhuna është e papranueshme.
Siria dhe turbullirat në Lindjen e Mesme pritet të mbizotërojnë sesionin e këtij viti të OKB-së në Nju Jork.
Shtëpia e Bardhë thotë se zoti Obama do t`a bëjë të qartë se qeveria e Shteteve të Bashkuara refuzon videon anti-islam, por se dhuna që shpërtheu jashtë ambasadave amerikane në të gjithë botën arabe në reagim të kësaj vidioje është e papranueshme.
Presidenti ka në plan gjithashtu të thotë se Shtetet e Bashkuara nuk do të tërhiqen nga angashimi në botë dhe do të qëndrojë fuqimisht për vlerat demokratike.
Më shumë se 120 udhëheqës botërorë marrin pjesë në sesionin e Asamblesë së Përgjithshme për të diskutuar dhe debatuar mbi luftërat, krizat politike dhe shqetësimet humanitare në botë.
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-Moon thotë se Siria d o të jetë në krye të vëmendjes.
Bota është bllokuar në mënyrën se si ta zgjidhë çështjen e luftës civile në Siri, ku janë vrarë më shumë se 20 mijë njerëz, Në Këshillin e Sigurimit, Rusia dhe Kina u kanë vënë veton sanksioneve të ashpra kundër qeverisë siriane, dhe Shtetet e Bashkuara nuk kanë shprehur asnjë dëshirë për ndërhyrje ushtarake.