E Shtunë, 31 Tetor 2026

Koreja e Veriut, zhvillohet sot seanca e dytë parlamentare

Parlamenti i Koresë së Veriut, një institucion ky kryesisht formal, mblidhet sot për herë të dytë në më pak se gjashtë muaj.

Nën drejtimin e liderit të ndjerë, Kim Jong Il, Asambleja prej 687 anëtarësh është mbledhur vetëm një herë në vit.

Seanca e së martës do të jetë e dyta që kur djali dhe pasardhësi i tij, Kim Jong Un, mori pushtetin, por nuk janë dhënë detaje për axhendën e saj.

Parlamenti zakonisht thirret për të miratuar ndryshimet politike, si dhe për zgjedhjen e zyrtarëve qeveritarë.

Kim Jong Un është zgjedhur në krye të Komisionit për Mbrojtje Kombëtare në sesionin e fundit, në muajin prill.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›