E Diel, 1 Nëntor 2026

Sulme të telekomanduara në Pakistan, disa persona të vrarë

Të paktën tre persona kanë humbur jetën nga sulmet e telekomanduara në një rajon fisnor të Pakistanit.
 

Zyrtarët e sigurisë, kanë konfirmuar se dy raketa kanë rënë në fshatin Davar Musaki të Vaziristanit Verior.
 

Sipas tyre mendohet për pesë të vrarë dhe se në mesin e tyre ka të huaj. Ndërkohë nuk jepen detaje për nacionalitetin e shtetasve të huaj të cilët kanë gjetur vdekjen nga raketat.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›