Nis sot ne Tirane First Step Film Festival

Tirane 25 tetor NOA - Nis sot ne Tirane First Step Film Festival nje festival i cili synon te promovoje vlerat artistike te te rinjve i pari i ketij lloji ne vendin tone mbledh per here te pare vetem ata te rinj qe sapo jane te diplomuar te cilet do te garojne mes tyre per disa cmime.
Me kete festival filmi kryeqyteti do te kete edhe nje hapesire promocioni per regjisoret e rinj te filmit me metrazh te shkurter.
Kjo nisme rinore e cila vjen nga nje grup artistesh te sapodiplomuar synon promovimin e vlerave artistike por nga ana tjeter keta te rinj rrezikojne duke nisur nje festival nderkombetar studentesh i cili akoma pa nisur ditet e tij ka bere jehone tek te rinjte. First Step Film Festival do te zhvillohet ne Tirane ne datat 25-29 nentor ne kinema Sheraton duke pretenduar te kete nje pjesemarrje nga 40 vende me rreth 130 filma.
Ky festival mendohet tu jape nje shans me shume regjisoreve te rinj te filmit dhe tu jape shpresen per te vazhduar endrren e tyre te kinemase.
Ne program marrin pjese shume regjisore te rinj dhe studente nga e gjithe bota te cilet mund te shfaqin ide vizione dhe analiza te mendimit te tyre regjisorial ne kete gare te bukur te filmit te shkurter.
Po ashtu ne ditet e ketij festivali nuk do te mungojne dhe disa uork-shop me pedagoge dhe regjisore te filmit shqiptare dhe te huaj ku mes tyre nga organizatoret e festivalit permendet dhe ardhja e nje regjisorit te njohur fitues i cmimit Golden Palm. Ne kete festival nga organizatoret eshte pohuar se pritet te kete emra te rendesishem te pranishem.
Kryetar i jurise do te jete dekani i nje prej shkollave me prestigjioze europiane. Organizatoret perfitojne nga rasti per te ftuar te gjithe studentet dhe qytetaret e Tiranes qe te vijne dhe te behen pjese e publikut dhe te diskutimeve qe do te organizohen cdo nate.
m.s/n.e/NOA