Man Ray didaktike ne boshllek

Nje studiues Bledar Kurti sjell per here te pare ne shqip nje monografi per nje maje te surrealizmit Man Ray
Man Ray dhe surealizmi nje veper monografike nga studiuesi i historise dhe politikes amerikane pedagogu Bledar Kurti qe peruron botimet monografike mbi autore qe kane qene udheheqes shpirterore te nje rryme te shekullit te njezete.
Kurti prezanton dhe analizon nje sere veprash te nje artisti te atij shekulli Man Ray dhe mendon se kontributi i tij nuk u flet te gjitheve. U flet atyre qe kane akoma kohe per te pare rreth vetes dhe per te pare boten.
shte liber per nje njeri qe me kembengulje dhe kryenecesi - Kur pashe se po sulmohesha nga te kater anet kuptova se isha ne rrugen e duhur thote ai - u be mjeshter i fotografise eksperimentale dhe te modes njeheresh piktor kineast poet filozof udheheqes i modernizmit amerikan sfidant i kanoneve formale ne artet vizuale.
Me 1961 u vleresua ne Bienalen e Venecias me Medaljen e Arte per fotografine. Me 1976 prezantohet serish ne Bienale me ekspozite personale. Po ate vit vdes. Prehet ne varret ne Montparnas. Ne epitafin e tij thuhet I shkujdesur por jo indiferent.
Bledar me sa jemi te informuar nuk ka ndonje botim ne Shqiperi per surealizmin dhe as per Man Ray-n jo. Ku e ka origjinen prurja juaj ne kete zbrazeti
E ka origjinen ne pasionin per fushen e letrave ne aktivitetin ne universitet. Ne kete liber eshte deshira ime per artin surealizmi ne koken time ne jeten time ne studimet e mia.
Pse ka mbetur surealizmi tek ju
Piktura dhe fotografia konceptuale jane dy arte qe i kam levruar qysh heret. Ne vitet dymije nisa nje udhetim rreth Evropes per te pare veprat e surrealisteve duke filluar nga Figueres vendlindja e Salvador Dali-se ne Tate Modern per te pare nga Henri Matisse Picasso nga dadaistet.
Me 2003 ne Paris ne Centre Pompidou ishte hapur ekspozita e nje fotografi amerikan. Nder te tjera shoh Le Violin dIngress qe eshte e kam zgjedhur per kopertinen e pasme te librit. shte nje foto ikone e fotografise dhe artit surrealist.
Ky ishte kontakti i pare me Man Ray-n
Po. Me joshi ideja e iluzionit optik qe ne kete rast korrespondonte me pasionin tim per muziken kitaren. Trupi i nje violine sensualiteti kur e prek keto gjera qe sot behen me fotoshop shume lehte nje mendje me e ndritur i kishte bere kohe perpara.
Dhe ai eshte bazuar ne nje tradite qe jane odaliskat e Ingresit afro 100 vjet para realizimit te Violines.
Pikerisht sepse ai e kishte idhull Ingresin. Shumica e modeleve te Ingresit kishin pamjen nga pas.
Ne pergjithesi arti konceptohet nje pamje perballe nderkohe qe Ingresi kapte aspektin e pasem te femres qe eshte edhe me sensual se sa pamja nga perpara. Ndaj nga dashuria per muziken klasiken per kthimin ne Rilindje u josha nga Man Ray.
Gjithashtu nga kompozimi hija drita qe jane perfekte te thjeshta te bukura domethenese.
Si punonte Man Ray me objektin
Te gjitha sa permenda me lart kane te bejne me nje vecori te tijen. Ai shpiku teknika te reja te drites dhe hijes multiekspozimin - i njejti model ne tre variante te ndryshme.
Shpiku fotografine pa aparat fotografik.
Ka nje veper qe quhet Puthja nje foto e jashtezakonshme nje cift me duart qe puthen por qe eshte bere pa aparat fotografik dhe kjo quhet Rayografia. Nje lloj ekografie ne mjekesine e sotme. Ai e zbuloi rastesisht kete teknike me 1921 ndersa zhvillonte disa foto ne dhomen e erret.
Ray shpiku dhe nje teknike tjeter qe duhet solarizimi. Autori nderhyn ne fotografi jep theksin aty ku deshiron ben gjysme rolin e piktorit gjysme rolin e fotografit. Kete gje e ka bere ne shume foto te tij te zambakeve - eshte nje seri qe quhet thjesht Zambaket.Ai nderhynte piktorikisht artistikisht me solucione dhe krijonte efekte mahnitese si ne enderr si gjysme zgjuar pra tipike te surrealizmit.
Ai e nisi karrieren si piktor dhe per shkak se merrte modelet ne shtepine e tij dhe i fotografonte atehere kuptoi qe me shume pasion kishte fotografine se sa pikturen.
Nje Zambak i tij eshte shitur te Christie per 185 mije dollare.
shte nje nga 20 artistet me te mire te shekullit te njezete dhe ne Shqiperi nuk njihet.
shte brenda fatit me te cilin u shenua ne Shqiperi arti modern i shekullit te njezete si art dekadent. Man Ray ishte perfaqesuesi kryesor i surealizmit ne fotografi dhe endrrat si fe e kesaj rryme ishin perjashtim nga bota ateiste qe kultivonte ideologjia tek ne. Sipas jush cfare gjen ne vepren e Man Ray-t prej thelbit te surealizmit kur eksploron pavetedijen dhe vizionet
Tek teknika qe ai perdori gjejme nje pjese te pergjigjes. Nuk ekzistonte me pare ajo lloj teknike pikerisht teknike endrre fotografi e realizuar pa aparat. Thjesht eshte e paimagjinueshme. Jemi ne vitet tridhjete.
Menyra e trajtimit te hije-drites nuk ishte e prere nuk ishte shabllon por e nderthurur aq bukur organikisht. Sic e shohim per shembull te nje nga veprat e tij Triumfi i mendjes mbi trupin.
Ka nje eros te theksuar ne vepren e tij nje simbolizem erotik i bazuar ne teorite e Frojdit po aq sa ne veprat e Markezit de Sad.
Dhe trajtimi i femres si objekt i kalimit te gjinive eshte tipike surrealiste dhe dadaiste. Ja per shembull ne rastin e fotos Erotike e mbuluar 1933 qe kam marre pe analize.
Aty pozon nudo artistja e famshme surrealiste Mret Oppenheim e cila ka pozuar per Man Ray per nje seri fotosh qe do te beshn shume te njohura. Bashke me fotografen surealiste Lee Miller e cila ishte edhe e dashura dhe asistentja e tij ai perdori ate periudhe ne menyre sistematike tekniken fotografike te solarizimit.
Duke qene brenda rrethit shume te ngushte te elites se artisteve te Montparnasit si brenda nje vale letraresh poetesh aktoresh kineastesh artiste qe hynin dhe merrnin nga nje art te tjetri cfare mendoni ka autentike ne vepren e Man Ray-t dhe sa i influencuar eshte nga te tjere dhe arte te tjera
Ka vertetesine e tij ka origjinalitetin e tij nderkohe qe ashtu sic nuk e ka mohuar kurre ka edhe impaktin e Marcel Duchamp-it dhe surealisteve te tjere si Andre Breton Picasso Dali sepse ishte nje grup qe influenconte njeri-tjetrin.
Vete Picasso kishte nje inspirim te thelle nga Henri Matisse. Por ne rastin e Ray-t ndikoi sidomos Duchmap-i i cili si koleg dhe si mik i ngushte e ndihmoi Ray-n te stabilizohej ne France. Luanin dhe shume shah bashke.
shte syri i Lee Millerit te Object of destruction ku duket influenca e Marcel Duchamp-it i cili arriti te realizoje nje qasje ndryshe ndaj veprave klasike. Gje qe Salvador Dali e beri ne menyren e tij me krijimin kubist te vepres se Mikelanxhelos ne Cappella Sistina ne Rome sic beri dhe Darken e fundit te Da Vincit. Pra surealistet ktheheshin gjithmone tek Rilindja tek antikiteti.
Dhe e revizionin e shkaterronin.
Ndiheshin te plotfuqishem. Nje lloj mazokizmi qe ishte sa artistik sa erotik aq triumf
Termi eshte i pastablizuar ne monografine tuaj surealizem surrealizem syrealizem. Cila nga keto rri
Une nuk jam frankofon ndaj nuk mund te gjykoj termin ne aspektin gjuhesor te frankofonise. Une perdorur fjalen surealismi me s. Dhe per shkak se ka nje mungese literature te tille ky debat nuk eshte bere shume kohe perpara sot ndeshim edhe ne veshtiresine e termit.
fare keni mbajtur parasysh ne ndertimin e librit
Tek une ka qene gjithmone deshira qe kjo dije ku informacion te shkoje te njerezit jo te artistet - sepse te komunikosh me artistet dhe te japesh mesazhe per ta e quaj mundim te kote i bie te konvertosh te konvertuarin. Artistet jane tashme te konvertuar ashtu sic duhet te jene politikisht ose artistikisht.
Per masat e gjera te artdashesit apo per ata qe nuk e njohin artin jam munduar qe nepermjet ketij artisti te madh te shekullit te njezete te tregoj se sa i thjesht eshte arti dhe sa i bukur eshte arti.
Shikon se si lidhet me psikologjine e njeriut se si lidhet me kohet e letersine me filmin me erosin. Ndersa studentet e mi i nxis qe me nje aparat te vogel te mund te bejne vepra arti.
Mesazhi qe duhet te jepet gjithmone eshte qe njerezit te jene observues. Bota eshte aq e pasur ne material artistik sa thjesht duhet te hapesh syte dhe ta shikosh se eshte aty ta shfrytezosh.
Njerezit te zene nga kurthi i njeriut modern qe nuk ka kohe per asgje qe nuk shikon me anash nuk shikon me objekte kompozim objektesh atehere privohet nga nje gje shume e bukur qe quhet art.
Ju e keni njohur Man Ray-n ne muze. Kur thua muze ke shqiptuar nje bote te padeshiruar per surealisteve dhe pararendesit e tyre futuristet qe jane kunder muzeve kunder tradites. Ku rri sot Man Ray apo ate mund ta shohesh vetem ne muze apo ta shohesh si nje relike te kohes
Nje metronom arti nje hekur rrobash qe ai ndertoi per te treguar ashpersine e industrializimit apo thjesht nje fryt dhe nje vide qe tregon se industrializimi vret natyren vret organiken. Duken gjera te vogla.
Duke iu pergjigjur pyetjes suaj mendoj se surrealistet do te ishin mjaft te lumtur sot qe ndoshta perfunduan per 30 apo 50 vjet ne muze por tashme nuk jane me ne muze. Nuk ka artiste te mbyllur ne muze. Kjo eshte fale internetit i cili te sjell ne shtepi muzeun. Kjo lloj teknologjie qe artistet e kane pasur zet gjithmone tani ka sjelle nje lloj lirie qe te krijon mundesi te depertosh kudo.
Fakti qe ne edhe pse larg veprave origjinale te Man Ray-t mund te hyjme nepermjet internetit kjo ndoshta eshte gje e mire.
Diciture
Le Violon dIngres 1924. Gruaja behet objekt ose histori me shume se sa nje krijese individuale. Vepra shpreh admirimin e hershem te Man Ray-t per Ingresin po aq sa deshiren e tij per te qesendisur traditen.
Jeta
Man Ray Emmanuel Radnitzky Filadelfia 1890 - Paris 1976 ishte femija i madh i nje rrobaqepesi hebre emigrant student medioker qe bente jete bohemi si artist ne Manhatan. Takimi ne Nju Jork me fotografin Alfred Stieglitz eshte i rendesishem. Merr prej tij njohurite fillestare dhe me pas nis te eksperimentoje vete.
Influenca
Me 1914 takoi artistin eksperimental Marcel Duchamp. Bashke e zhvendosen rrymen e nje arti revolucionar nga Evropa ne Amerike. Ray levizi me 1921 ne Paris ne Lagjen Montparnas. Fale Duchamp-it u takua me Pablo Picasson Ernest Hemingwayn Salvador Dali Gertude Stein James Joyce.
Bashke me Jean Arp Max Ernst Andr Masson Joan Mir etj. prezantohet ne ekspoziten e pare te surrealisteve ne galerine Pierre ne Paris me 1925.
Kiki
Kengetaren e famshme fanceze Kiki te Montparnasit Alice Prin e pati per gjashte vjet modelen kryesore muze po edhe te dashur. Shpesh ai e perdori konturin e trupit te saj per te paraqitur objekte te tjera si ne rastin e Violines se Ingresit. Interesi i tij per minimalizmin dhe abstrakten e shtyu drejt eksperimentimeve si rayografia.
Kjo realizohej duke vendosur nje objekt tredimensional ose nje aradhe objektesh ne leter fotografike dhe perballe drites. Ne vitin 1922 ai botoi librin e pare mbi kete kerkim The Delightful Fields.
Dada
Dada ishte vala kryesore qe erdhi si refuzim radikal i artit tradicional. fare ben nje artist dadaist Nje objekt te jetes se partishme e paraqet si te ishte nje veper arti e perfunduar.
Man Ray mendonte se eksperimenti dada nuk ishte per Nju Jorkun ku u perpoq te krijonte ne berthame me Duchmap-in. Botuan vetem nje numer te New York Dada me 1920. Pas kesaj ka mbetur thenia e Man Ray-t Dada smund te jetoje ne Nju Jork. I gjithe Nju Jorku eshte dada dhe nje rival nuk do ta toleronte.
Ka thene
Mos vendosni emrin tim. Keto qe une bej jane thjesht dokumentime.
Une pikturoj ate qe smund te fotografohet ate qe vjen nga imagjinata ose nga endrrat ose nga nje shtyse e pavetedijshme.
Sigurisht qe gjithmone do kete nga ata qe iu ben pershtypje vetem teknika ata qe pyesin si ndersa te tjere me nje natyre me kurioze do te pyesin pse. Personalisht ne vend te informimit gjithnje kam preferuar frymezimin.