E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sic keshilloi Konica shqiptare semi-kristiane

Rrugetimi i identiteteve fetare dhe influenca e tyre ne shoqerine shqiptare/ Konica keshillonte se perderisa rikonversioni nuk mund te behej shqiptaret mund ta mbanin fene Islame

vijon nga numri i djeshem

Ekzistenca e shtetit shqiptar te vitit 13 e ne vazhdim do perbente nje kuriozitet te vecante sociologjik per te gjithe ata qe do ta ndiqnin nga afer pasi kerkohej te kryhej pothuajse e pamundura te ngrihej dhe mbijetonte nje shtet me fqinje agresive qe nuk deshironin qe ta njihnin pasi tokat shqiptare i konsideronin si placka te luftes ballkanike qe kishin fituar me rezerva financiare te pamjaftueshme as per te paguar rrogat e nepunesve te vet dhe me nje popullsi qe ishte ne mes te formimit te identitetit kombetar dhe e ndare ne kater besime fetare.

Persa i perket armiqesise se fqinjeve kjo gje nuk mund te ishte e pakapercyeshme pasi heret a vone nen presionin e fuqive te medha Austro-Hungarise dhe Italise fqinjet do te neutralizoheshin po keshtu gjendja financiare do te permiresohej pasi Shqiperia zoteronte burime natyrore dhe me ndihmen e fuqive te medha te interesuara per te do te dilte nga kriza. Problemi i vertete nuk do te qendronte as ne marredheniet midis komuniteteve fetare pasi Shqiperia deri ne ate kohe kish demonstruar nje tolerance fetare deri diku te pranueshme por ne ndarjen e pushteteve ne shtetin e ri ku myslimanet kishin pasur privilegjet tradicionale te pjesemarrjes ne qeveri kurse te krishteret katolike ne veri dhe ortodokse ne jug kishin qene te perjashtuar.

Kjo do te ishte sfida me e madhe ne shtetin e ri ku identitetet fetare do te kerkonin te rikonfiguroheshin ne kerkim te afirmimit te tyre per te ndare me vone torten e pushtetit. Logjika qe mund te ekzistonte ishte se perderisa shteti i ri u krijua nen kujdestarine e Evropes te krishteret shqiptare do te kishin me teper pjesemarrje dhe se myslimaneve do u duhej te hiqnin dore nga privilegjet tradicionale.

I pari qe e kuptoi kete ishte publicisti Faik Konica i cili ne nje artikull te vet qysh ne prag te shpalljes se pavaresise drejtuar vetem myslimaneve vinte ne dukje se per ata po afrohej nje rrezik iminent Skendi2000359. Me tej Konica shtonte se ishte i sigurte se otomanet do te deboheshin prej Evropes dhe shqiptaret myslimane rrezikonin keshtu te perziheshin dhe ata dhe vendi i tyre te ndahej Po aty359. Prandaj sipas Konices kishte vetem dy zgjidhje per bashkefetaret e tij ose te ktheheshin ne fene e stergjysherve te tyre domethene te beheshin te krishtere ose te mbeteshin myslimane por te ishin aq te afert dhe sinqerisht te bashkuar me te krishteret sa ti jepnin kombit nje karakter semi-kristian Po aty359. Me andej Konica vazhdonte te keshillonte se perderisa rikonversioni nuk mund te behej shqiptaret mund ta mbanin fene Islame por ne te njejten kohe te largoheshin nga e keqja politike qe vinte prej saj identifikimi nga te huajt i shqiptarit mysliman me turkun Po aty359-360. Ndoshta Konica ekzagjeronte pakez kur kerkonte qe kombit ti jepej nje karakter semi-kristian pasi ndoshta nuk ishte e nevojshme te shkohej deri ne ate pike dhe as vete popullsia myslimane nuk ishte e gatshme per nje gje te tille por qe ishte e nevojshme nje ri-rregullim i ri ne raportet mes myslimaneve dhe te krishtereve kjo patjeter qe skishte diskutim.

Per nje kohe te gjate dhuna feudale e identifikuar dhe shpesh here si dhune fetare ndaj te krishtereve ne Shqiperi kish krijuar te cara te medha te cilat kerkoheshin te riparoheshin. Ne formimin e qeverise se pare shqiptare u morr parasysh identiteti fetar dhe ajo perfaqesonte te kater besimet. Caktimi i nje princi evropian nje vit e gjysme me vone krijoi te carat e para ne besimin e ri te ndersjelle qe po krijohej.

Nje rol te rendesishem ne acarimin e situates luanin dhe fqinjet ballkanike te Shqiperise qe kerkonin te destabilizonin shtetin e ri dhe xhonturqit qe kerkonin te rikonfirmonin influencen e tyre nepermjet caktimit te nje princi mysliman. Keta te fundit duke shfrytezuar ne menyre te vecante grupe fanatikesh myslimane boshnjake qe ishin vendosur ne Shqiperi nen mbrojtjen e Portes ne kohen e pushtimit austriak te Bosnje-Hercegovines Salleo 200086 si dhe ndjenjat islamike te nje pjese te popullsise vendase organizuan nje kryengritje te vertete Po aty86 me tendenca islamike kunder qeverise se Princ Vidit. Keta agjitatore kishin perhapur lajme se princi qe ata e pershkruanin si hebre kishte ndermend te ndalonte Islamizmin dhe kjo shkaktoi zemerim tek myslimanet boshnjake zemerim qe perfshiu dhe myslimanet suniteqe mendonin se nje hap i tille do dhunonte lirine e tyre. Per me teper shume myslimane kishin frike se princi si i krishtere do permbyste ne favor te te krishtereve epersine shoqerore qe ata si myslimane kishin gezuar gjate regjimit turk Seire.J 2005176 Levizja ka hyre ne histori si kryengritja e Haxhi Qamilit dhe perfaqeson nje nga episodet me te erret ne historine moderne te shqiptareve. Kerkesat kryesore te kryengritesve ishin qe Shqiperia te futej nen suzerainite turk perdorimi i flamurit turk dhe i turqishtes dhe ndonjehere ato kalonin dhe cakun e absurditetit kur kerkonin qe princ Vidi te kthehej ne mysliman dhe te behej synet

Identiteti fetar shfaqej keshtu ne formen me te eger dhe primitive per te shkaterruar identitetin kombetar qe mezi kish filluar te merrte jete. Ne te njejten kohe por me nje kahje tjeter per sa i perket identitetit fetar shperthen dhe rebelimi i ashte quajtur epirot ne jug te Shqiperise i organizuar nga nje renegat shqiptar Kristaq Zografo-ish minister i jashtem i Greqise nga fshati Qestorat i Lunxherise dhe nje nga shpirtrat e humbur te shqiptareve ne betejen e tyre me Helenizmin dhe Kishen greke. Rebelimi u nxit dhe u mbeshtet nga ushtrite pushtuese greke te cilat kishin hyre ne territorin shqiptar perkatesisht ne Gjirokaster e Sarande. Bandat epirote te Zografos munden te marrin pjese si pale ne bisedimet qe Komisioni Nderkombetar ndermori me autoritetet greke bisedime nga te cilet u formulua dhe Protokolli i Korfuzit qe iu dergua fuqive te medha per ta miratuar miratim i cili erdhi ne daten 2 Korrik.

Dispozitat e protokollit ndermjet te tjerash parashikonin shnderrimin e bandave te armatosura ne xhandarmeri lokale e cila do te ushtronte detyrat e saj vetem ne qarqet e Korces e te Gjirokastres. Ne te dyja rrethet qeveria shqiptare do te emeronte guvernatore te krishtere prane te cileve do te vendoseshin keshilltare te zgjedhur nga vota e popullit. Sigurohej liria e plote e besimit ndersa gjuha greke do te mesohej ne shkollat fillore si dhe do te perdorej ne administrate dhe ne sistemin e drejtesise Salleo 200078.

Kjo xhandarmeri qe perbehej nga vullnetare qe tashme ishin nen armePo aty78 perben piken me te erret te kesaj historie pasi asnjehere nuk eshte theksuar ne historine zyrtare te Shqiperise se keta vullnetare ishin banore lokale te krishtere te Shqiperise se jugut te cilet mbajten nje qendrim te dyzuar duke u luhatur ndermjet ndjenjave nacionaliste nga njera ane dhe nga ana tjeter filohelenizmit rezultat i lidhjes se tyre me Greqine dhe propaganden greke.Seire.J 2005160-161 Sigurisht keto ndjenja nuk mund te ishin arsye te mjaftueshme qe keta njerez ne emer te identitetit te tyre fetar te braktisnin identitetin etniko-gjuhesor si shqiptare per te perqafuar nje identitet tjeter kombetar por qe shoqeria shqiptare e asaj kohe i duhej te bente nje mea culpa per sa i perket dhunes feudale qe shpesh here aristokracia shqiptare myslimane kish ushtruar mbi popullsite krishtere shqiptare ky duhej te ishte pa diskutim nje nga hapat e pare qe ajo duhej te ndermerrte per te realizuar nje bashkim te vertete kombetar. Madje ekzistencen e kesaj dhune dhe mosbarazie ne te drejta kish arritur qe te shfrytezonte propaganda greke qe kish arritur te ngjallte friken midis shtresave filohelene-qe politikisht nuk ishin progreke Seire.J 2005161 se nje qeveri shqiptare e mbizoteruar nga myslimanet do te vazhdonte ta konsideronte elementin ortodoks si inferior ndaj elementit mysliman sikurse kish ndodhur nen sundimin otoman Po aty161. Ne fakt ai shqetesim nuk i perkiste vetem asaj periudhe ai kish filluar me heret qysh gjate shtypit te Rilindjes ku kish patur nje debat te gjere mbi barazine politike te shtetasve ne shtetin e ardhshem shqiptar ku natyrisht nuk kishin munguar dhe tonet e ashpra. Nje nga me te ashprit ishte poeti Asdreni i cili ne artikullin e vet Dy fjale per Aristokracine botuar ne Albania theksonte se

Nese Shqiperia ishte duke fituar pavaresine e saj...ajo mundet dhe te mos e fitonte kete ne qofte se te gjithe shqiptaret nuk kane per te gezuar te gjitha te drejtat e tyre dhe nese duam te ndjekim idete e medha barazi vellazeri liri-atehere cnevoje ka kombi te ndahet ne shkalle me zoterinj dhe skllever Shqiptaret duhet te jene te barabarte midis ligjit. Titujt duhen te hiqen...Apo mos valle besoni se aristokracia duhet te urdheroje dhe atehere sic ben tani Skendi2000175

Ky paragraf shpesh here eshte komentuar edhe si parim i luftes se klasave nga historiografia komuniste por dhe nga historine shqiptare ne perendim shih Skendi Stavro Zgjimi Kombetar Shqiptar Tirane dhjetor 2000 por ne te vertete pasqyron nje realitet te hidhur qe ishte mbizoterues ne Shqiperi ne ate kohe. Asdreni jetonte dhe punonte ne Rumani e cila ishte nje monarki dhe asgjekund tjeter nuk gjenden shkrime qe te jete kunder aristokracise ne pergjithesi por mendimi i tij i drejtohej pikerisht kunder arbritaritetit me te cilin qeveriste aristokracia shqiptare ne ate kohe. Eumlshte shume e rendesishme te kuptohet fillimi i ketij debati sepse ne vitet 20 ai do te marre permasa me te medha dhe kontestuesit e klases feudale nuk do te nisen nga premisa thjesht anti-lindore kur do ta cilesojne aristokracine feudale si anadollake Sulstarova 20077 por me kete term do te identifikonin burimin e privilegjeve qe ata kishin fituar gjate pushtimit turk. Anadolli konsiderohej si vendi ku ishte themeluar shteti i osmaneve ndaj dhe Ataturku e transferoi kryeqytetin e shtetit te ri turk nga Stambolli kozmopolit ne Ankara duke dashur te ne kete menyre te perforcoje dhe tregoje karakterin aziatik te kombit turk Aleksandri.A Istorika 200012 Identifikimi shpeshhere me lavdine perandorake te familjeve aristokrate shqiptare vazhdonte dhe pas pavaresise dhe hapesira e shtetit te ri qe u krijua nuk i mjaftonte asaj per te demonstruar ambiciet e veta per karriere prandaj dhe vete midis saj pati nje konflikt te forte per pushtet.

Perfaqesuesi tipik i saj ishte Esat Pashe Toptani i cili ne nje interviste te dhene ne nje gazete italiane ne vitin 1914 kur fliste per ardhjen e princ Vidit ne Shqiperi nuk i mohonte simpatite e tij per Turqine Salleo200061 por ne te njejten kohe i zotohej princit se askush tjeter pervec tij nuk do te behej mbret i Shqiperise ne qofte se princi jepte doreheqjen Po aty62 duke shprehur ne kete menyre ambiciet e tij personale.

Lufta e Pare Boterore i fashiti per nje moment konfliktet e brendshme te bazuara ne identitetet fetare pasi shteti shqiptar pushoi se ekzistuari dhe Shqiperia u be shesh lufte. Ashtu si dhe ne periudhen e para pavaresise dhe tani ceshtja shtrohej per garantimin e pavaresise se Shqiperise prandaj identiteti fetar nuk luan ndonje rol shkaterrues apo pengues. Aq me teper qe nje pol i rendesishem i terheqjes shpirterore te shqiptareve myslimane perandoria turke ishte shkaterruar po keshtu ishte shkaterruar dhe dhe perandoria e Hasburgasve poli tradicional mbeshtetes i katolikeve shqiptare me politiken e vet te Kulturprotectorat si dhe perandoria ruse nje mbeshtetese e forte e ortodoksise. Fuqite lokale fqinje nuk mund te luanin me rolin e ketyre perandorive ndaj identiteti fetar i shqiptareve tashme hyn ne nje faze te re ne ate te afirmimit dhe ndarjes se pushtetit ne shtetin e ri sesa forcimit te karakterit te vet shpirteror dhe dallues. Delegacioni shqiptar ne Konferencen e Paqes ne Paris do kete perfaqesues te tre besimeve po keshtu regjenca e pare qe krijohet me 1921 kishte ne perberje te saj kater perfaqesues te cilet pervec cilesive te tyre politike perfaqesonin dhe te katert komunitetet fetare.

Natyrisht qe nuk mund te mungojne dhe shperthimet e identitetit fetar sic eshte rasti i veteshpalljes se republikes se Mirdites me qershor 1921 nga ana e prijesit katolik Marka Gjoni i cili kerkonte te krijonte nje republike te pavarur nen kujdesin e Jugosllavise. Justifikimi i Gjonit per shkeputjen nga Shqiperia ishin prirjet xhonturke te qeverise se Tiranes dhe qendrimi i saj armiqesor ndaj lirise se katolikeve Austin200357. Mirdita dhe fiset katolike po e kalonin tani ethet e forta te identitetit fetar qe kish kaluar Shqiperia e mesme me levizjen e Haxhi Qamilit dhe nje pjese e Shqiperise se jugut me levizjen epirotase te Kristaq Zografos. Gjithsesi ne veprimin e Marka Gjonit kish me teper nje prapavije politike sesa fetare. Si prijes i nje krahine qe historikisht ishte qeverisur tradicionalisht nga familja e vet Marka Gjoni nuk mund te pranonte te ishte nje qytetar i zakonshem i shtetit te ri ndaj therriste ne ndihme identitetin fetar per te krijuar nje identitet te ri shtet formues natyrisht per te ruajtur pozitat e veta sunduese ne krahine. Akuzat e Marka Gjonit nuk ishin te verteta pasi sic deklaroi anetari i delegacionit shqiptar ne Lidhjen e Kombeve ne Gjeneve Mithat Frasheri qeveria e Tiranes nuk ishte qeveri muhamedane. Ne kabinetin e saj kishte perfaqesues nga te gjitha fete shqiptare.Po aty57 por ato arriten ta vinin ne veshtiresi delegacionin shqiptar i cili i duhej te perballej me faktin se brenda territorit te vet ishin dy qeveri dhe ne keto kushte Fuqite e Medha mund ta vononin njohjen diplomatike te Shqiperise. Levizja nuk u mbeshtet as nga kleri katolik i Shkodres duke zhvleresuar ne kete menyre pretendimet e pa baza te Gjonit.

Prapavijat politike do te behen shprehese te nje lufte per pushtet e cila kur nuk do te gjej argumente bindese per te mposhtur kundershtarin do u kthehen identiteteve fetare duke dhene kambanen e alarmit se te drejtat e njerit grup po shkelen nga tjetri. Keshtu grupet politike dhe partite qe do te rreshtohen ne parlament shpeshhere do te kene ngjyra lokaliste krahinore dhe i vetmi karakteristik e perbashket do te jete besimi fetar. Keshtu blloku mysliman i cifligareve do te rreshtohej ne Partine Perparimtare intelektualet ortodokse ne Partine Popullore dhe intelektualet katolike ne grupin parlamentar te quajtur Ora e Maleve. Te gjitha keto grupe do te jene shume te ndjeshem ndaj pushtetit politik dhe sidomos ceshtjes se tokes qe perbente nje pike kyce ne marredheniet e barazise qytetare. Shumica e cifligareve myslimane nuk deshironin qe te behej nje reforme agrare pasi pretendonin se toka ishte e trashegueshme ndersa intelektualet ortodokse dhe katolike pretendonin se token cifligaret e kishin fituar si rezultat i privilegjeve qe kishin pasur ne perandorine turke ndaj ajo duhej ti nenshtrohej reformes agrare.

Ne kete kuader nuk menonin te ndizeshin dhe debatet te bazuara mbi identitetet fetare se kujt i perkiste toka dhe rrjedhimisht Shqiperia atyre qe kishin perqafuar Islamin dhe kishin bashkepunuar me turqit apo atyre qe kishin ruajtur besen e te pareve dhe kishin vuajtur dhunen feudale per shekuj me radhe Debati do te vazhdonte te ishte i hapur pergjate viteve 20-24 dhe ne nje fare menyre vazhdon te kete spiralet e veta deri ne ditet e sotshme. Me rastin e debatit per identitetin Kadare-Qose publicisti dhe piktori Maks Velo do tiu drejtohet pasardhesve te atyre qe u myslimanizuan Sulstarova20079 se

Per cfare patriotizmi mund te flasin ata qe tradhtuan fene e te pareve dhe fene e gjithe Ballkanit dhe Evropes Krishterimin. Shqiperine e ka sjelle ne kete gjendje si vendi me i prapambetur dhe me i varfer pikerisht kjo tradhti nga nje pjese e shqiptareve. Shqiperine e solli ne kete gjendje Islami qe ishte nje regres i pashembullt. Jemi i vetmi popull ne Evrope qe kemi pasur nje tragjedi te tille. Te pakten tani pasardhesit e tradhtareve te heshtin Sulstarova 20079.

Tone te tilla eshte veshtire te gjesh ne gjithe literaturen e hershme te Rilindjes po dhe ne ate te viteve 20. Kete lloj ligjerimi Noli do te mund ta cilesonte si nje ilustrim te idese se tij te anarkise fetare te cilen e radhiste ne nje nga pese anarkite qe pengonin integrimin kombetar te shqiptareve Austin 200334. Noli kish qene vecanerisht gjithmone i shqetesuar per ndikimin qe do te kishin fete e ndryshme ndaj bashkimit kombetar duke verejtur se bashkimi fetar kishte qene shume i rendesishem per kombet e tjere te Ballkanit si greket dhe serbet. Per te per sa kohe qytetaret ortodokse shqiptare ishin nen kontrollin e Patrikanes greke dhe myslimanet nen ndikimin e Turqise do te kishte pak progres Po aty34. Prandaj Noli do te vazhdonte punen e tij titanike te themelimit te Kishes Autoqefale Ortodokse shqiptare me nje pasion te madh duke u shkeputur dhe per nje vit nga karriera politike ne menyre qe ne mos te realizohej dot bashkimi fetar per shkak te ekzistences se tre feve te ndryshme te pakten shqiptaret te kishin institucionet e tyre te pavarura fetare.

Ne te njejten rruge do te ecte dhe komuniteti mysliman shqiptar i cili do kerkonte qe te ishte i pavarur nga Stambolli ndersa bektashinjte per shkak te perndjekjeve ne Turqi e paten me te lehte per te siguruar pavaresine nga teqeja e tyre meme. Te gjitha keto hapa shprehnin nje emancipim te elites shqiptare e cila e shoqeruar dhe me tolerancen tradicionale fetare te shqiptareve krijonin premisa per ekzistencen dhe mbijetesen e shtetit te ri. Reformat per perftimin e institucioneve fetare te pavarura vazhduan dhe gjate qeverisjes se mbreterise ku ne pergjithesi u ruajt formula tashme tradicionale e pjesemarrjes se te krishtereve ne kabinetet ministrore madje dy kryeministra ishin te tille Pandeli Evangjeli dhe Koco Kota. Reformat e ndermarra me 1928 ne kuader te miratimit te Kodit Civil per zevendesimin e statusit fetar ne te cilin bazohej juridiksioni i Islamit ne sektore te gjere te jetes shoqerore dhe familjare me ate personal laik dhe heqjen e gjyqtareve islamike kadinjve nga puna nuk shkaktuan ndonje oponence te madhe nga ana e popullsise dhe ishte prova e pare se shteti mund te nderhynte per te dhene shoqerise dhe fese nje fytyre me moderne. Ne gusht 1929 organizohet Kongresi i myslimaneve suni shqiptare i cili miraton nje sere masash radikale te cilat do te ishin perdorimi ekskluziv i gjuhes shqipe per lutjet dhe predikimin unifikimi i medreseve dhe seminareve ne nje institut te vetem formimi per tere mbreterine administrimi i centralizuar i te gjitha pasurive te Vakefeve mbyllja e shumices se xhamive duke mbajtur dy apo tre ne cdo qytet detyrimi i cdo funksionari fetar per te mbajtur nje leter-njoftimi te leshuar nga qeveria e Tiranes. Dela Roka 199429-30

Keto masa te miratuara nga Kongresi ne shtator te vitit 1928 do te kodifikoheshin ne nje statut ligjor per bashkesine myslimane te Shqiperise. Nder detyrat kryesore ne te cilat angazhohej bashkesia myslimane ne baze te statuteve ishin ato te inkurajimit te myslimaneve per tiu konfirmuar qyteterimit modern kursivet jane te origjinalit dhe te ndihmeses per te zhvilluar vellazerimin kombetar nepermjet shqiptareve te cdo besimi. Po aty31

Gjithsesi pati pakenaqesira ne radhet e klerit mysliman dhe besimtareve te devotshem myslimane ne qendrat urbane por kjo rezistence u mposht pa veshtiresi Po aty 31

IV

Analiza tradicionale te marredhenieve midis shteteve dhe besimeve fetare tregojne se ka tre modele te tilla. Modeli i pare eshte sistemi i bazuar ne marreveshje midis shtetit dhe besimeve fetare modeli i dyte eshte sistemi i karakterizuar nga ekzistenca e kishes shteterore apo nacionale dhe sistemi i trete i cili ka nje ndarje te qarte midis shtetit dhe besimeve fetare. Sinani 200715. Modeli i trete i cili quhet dhe secularist apo laik dhe eshte modeli te cilin ka marre per baze shteti shqiptar per te ndertuar marredheniet e veta me komunitetet fetare. A eshte kjo zgjedhje nje prirje moderniste e shqiptareve apo eshte nje zgjedhje e detyruar per shkak te identiteteve te ndryshem fetare qe eshte e perbere Shqiperia Natyrisht pergjigje nuk mund te jepet lehte vecanerisht nese krahason aspekte te tjera te jetes dhe kultures sone per te pare nese ato kane qene kaq moderne sa prirja e shqiptareve perkundrejt besimit fetar ne keto 85 vjet te shteti te stabilizuar shqiptar. Por edhe ne qofte se nuk eshte keshtu domethene qe zgjedhja ne fillimet e viteve 20 ka qene e imponuar per shkak te realiteteve fetare askush nuk mund ta mohoje sot prirjen moderniste te identitetit fetar te shqiptareve.

Kjo prirje eshte e lidhur shume e ngushte dhe me identitetin kombetar kaq te perfolur ne ditet tona aq sa shpesh here duket se ne debatin Lindje-Perendim do te percaktohet dhe vendi i shqiptareve ne hemisfere sipas besimit te tyre fetar. Kjo lloj perqasjeje mendoj se eshte e gabuar sepse te kerkosh ti pershtatesh mjedisit domethene Evropes ku jetojme do te thote qe ta konsiderosh veten nje patate te Lisenkos e cila rritet dhe fryhet por humbet shijen e vete origjinale. Ka nje fare perkushtimi te shqiptareve ne ditet e sotshme me pragmatizmin e skajshem te evropianizimit te jeteses se tyre ku dhe identiteti fetar tashme i paracaktuar sipas disave perderisa rrojme ne Evrope duhet te kete nje tendence kristianizmi ose ne qofte se jo e tille te pakten semi-kristian sic e percaktonte Konica ne prag te shpalljes se pavaresise. Ska asnje gje te keqe nese ne momente te caktuara individe apo grupe njerezish vendosin te perqafojne nje identitet tjeter fetar nga ai i meparshmi apo ai i prinderve te tyre aq me teper qe kjo eshte e garantuar nga Karta e te Drejtave Themelore artikulli 10 Sinani 200716 por kur kjo tendence shkon dhe ne perqafimin e nje identiteti kombetar tjeter atehere ketu calon dicka dhe duhet te fillojme te dyshojme nese zgjedhja eshte bere sipas kerkeses shpirterore te papermbushur nga besimi i meparshem apo thjesht pragmatizem ne perftimin e nje statusi te qytetarit te hemisferes perendimore Me hemisfere perendimore nenkuptoj Perendimin me te tere zhvillimin e tij social historik kulturor perkundrejt Lindjes te perfaqesuar nga hemisfera lindore. Per evropianet sipas Saidit e para eshte quajtur bota jone kursivi eshte i origjinalit kurse e dyta tjetri kursivi eshte i origjinalit negativ i saj Sulstarova 20071.

Shqiptaret kane pasur fatin historik mire apo per keq kjo mbetet ende nje pyetje e hapur tu perkasin te dyjave influencave dhe te jene vendi ku te dyja botet jane ndeshur ashper. Vetem 95 vjet me pare territori yne konsiderohej Lindja e Aferme dhe ishim pjese e nje perandorie qe shtrihej nga Eufrati deri ne Ballkan kurse 95 vjet me vone territoret tona quhen Ballkani Perendimor dhe jemi gati te hyjme ne njesine me te perparuar per sa i perket sot zhvillimit kulturor social dhe ekonomik -Bashkimin Evropian. A do te marrim me vete ndonje gje nga te qenit tone si ex-Near Eastern apo do hyjme si present-Balcan Eumlestern qe eshte afer per te mos thene me mire pro-european life style. Pergjigjen mund ta kerkojme ta gjejme ne diasporat shqiptare ne Evrope te cilat jane integruar me shpejt sesa popullsia ne Shqiperi ne teresine administrativo-ekonomike ku ne aspirojme te hyjme.

Fatkeqesisht vihet re nje ri-gjallerim i identitetit fetar disa here te trasheguar disa here te fituar ne vendin prites dhe qe shpesh here eshte i shoqeruar dhe me perqafim te nje identiteti tjeter kombetar. Rasti me flagrant ne kete drejtim eshte veteshpallja e disa banoreve te Himares apo banoreve te disa fshatrave te tjere te Shqiperise se Jugut qe i perkasin besimit ortodoks si greke duke sjelle edhe njehere ndermend turbullimin social te 1913. Jemi ndoshta nga te paktat shtete ne Evrope qe mund te kemi probleme te vetedijes kombetare dhe te kacafytjes nacionaliste per te bindur njerez tane bashkatdhetare se na perkasin neve dhe jo te tjereve.

Ne fakt fenomeni nuk eshte i ri pasi ne asnje komb tjeter ne Evrope nuk gjendet shprehja gjaku yne i shprishur. Per shekuj me radhe shqiptaret furnizuan repartet dritheruese te jenicereve dhe shpeshhere qindra nga ata bene nje karriere te shkelqyer me nje identitet te ri fetar dhe identitet te ri kombetar por ceshtja shtrohet nese gabuam njehere ne mugullirat tona te historise kur nuk ishim te ndergjegjshem si komb a duhet te gabojme tani serish ne prag te festimit te njeqindvjetorit te pavaresise

Duke qene njehere viktima te nje inxhinierie sociale qe na shkaterroi rende sepse kthimi jone nga Njeriu i Ri i socializmit real ne homosapiensin normal u shoqerua me trauma efektet e te cilave i shikojme perdite rreth e rrotull do te jete shume e veshtire qe te ndertojme apo te marrim hua nje identitet tjeter. Nese ekzistenca dhe mbijetesa e shtetit shqiptar te vitit 1913 ka pushuar se qeni nje eksperiment sociologjik dhe eshte tashme nje realitet atehere suksesin nuk duhet ta shikojme ne tipin e keshillave koniciane per te perqasur identitete por ne diversitetin e ketyre identiteteve.

Shoqeria e sotshme shqiptare pas nje rrugetimi te gjate te integrimit te kulturave si rezultat i identiteteve te ndryshme fetare eshte cka Evropa ka propaganduar dhe kerkuar te jete shoqeria e saj ne te ardhmen. Krisma e armes qe vrau arkiduken Ferdinand ne Sarajeve me 1914 prishi pergjithmone dhe Bosnjen idilike te Ivo Andricit dhe statuskuo-ne fallco te harmonise midis identiteteve fetare qe se ndjenin veten nje komb. Fatmiresisht shqiptaret kane zgjedhur qe te ndihen si komb dhe pastaj te identifikohen si identitete fetare dhe kjo prirje moderniste e tyre ka treguar se ka qene zgjedhja me e mire qe kane bere ndonjehere.

Pergjigja proverbiale e poetit kombetar te shqiptareve pater Gjergj Fishtes kur nje diplomat francez e pyeti sesi ka mundesi qe te besosh ne mbijetesen e nje shteti te tille me tre besime ishte po eshte e vertete zoteri se kemi tre besime por ne nuk kemi pasur ndonjehere Nate Shen Bartolemeu vazhdon te mbetet sfiduese edhe per kombe dhe shtete shume me te zhvilluara sesa Shqiperia.

V

Identiteti fetar dhe bashkimi fetar ka qene nje nga qelizat me te forta te shoqerive qe kane aspiruar dhe jane krijuar si kombe. Ne vende te ndryshme keto tipare vazhdojne ende te jene percaktuese per zgjedhje te ndryshme apo hartimin e politikave te ndryshme. Ne Shqiperi per shkak te ekzistences se tre besimeve fetare identiteti fetar u menjanua nga zgjimi nacionalist i tyre duke ia lene rrugen kultures dhe gjuhes kombetare.

Ne periudha te ndryshme identiteti fetar influencoi ne zgjedhje lokaliste por ai sarriti dot qe te pengonte procese integruese fale te cilave shqiptaret u themeluan si komb dhe ne te njejten kohe u bene pararendes te nje sistemi vlerash aq te deshirueshem sot ne Evrope. Prirjet moderniste te shqiptareve duhet ti qendrojne zgjimit te tyre nacionalist duke u munduar per te nxjerre vlerat me te mira te tyre dhe jo te imitojne apo krijojne identitete te rrema.

Integrimi ne familjen evropiane nuk do te thote detyrimisht pragmatizem por para se gjithash eshte integrim vlerash dhe ne kete kontekst shqiptaret kane se cafrojne nga historia e tyre e gjate e formimit si komb.

studiues titulli original eshte Rrugetimi i identiteteve fetare dhe influenca e tyre ne shoqerine shqiptare

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›