E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nis sot në Tiranë takimi i parë i Stabilizim Asocimit

Në këtë takim, vendi ynë do të përfaqësohet nga ministrja e integrimit Majlinda Bregu ndërsa Komisioni Evropian nga Drejtori i Drejtorisë së përgjithshme të Zgjerimit, Pierre Mirel.

Ky komitet do të analizojë një sërë problemesh në shumë fusha, si çështjet që lidhen me drejtësinë dhe pavarësinë e këtij sistemi, çështjet e luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, situata politike në vend, situatën ekonomike dhe masat e parashikuara për përballjen me efektet e krizës, zhvillimet në sistemin fiskal dhe në doganat e tatimet si dhe çështjet e transportit, e energjisë apo lirisë së shtypit, etj.

Sigurisht, që pjesa më e rëndësishme e këtij diskutimi janë kriteret politike, kriter i cili është theksuar herë pas herë nga zyrtarë të lartë të BE-së dhe KE-së. Takimi i sotëm i paraprin atij të Këshillit të Asocim Stabilizimit i cili do të mbahet në muajin Maj, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve nga të gjitha vendet e BE-së.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›