Drogba: Jam i uritur për triumf
Në një prononcim për faqen e klubit në internet, sulmuesi nga Bregu i Fildishtë u shpreh: “Kam ende pasion për futbollin brenda vetes. Ndihem ende i uritur dhe jam gjithnjë në kërkim të titujve të tjerë”.
Më tej golashënuesi më i mirë i londinezëve në këtë sezon shtoi: “E ndiej veten mjaft mirë. E kam thënë edhe më parë dhe vazhdoj ta them: gjithçka varet nga dëmtimet”. Të martën Çelsi pret Interin në “Stamford Bridge” në ndeshjen e kthimit të 1/8 në Ligën e Kampionëve (sfidën e parë të luajtur në “San Siro” e fituan zikaltrit 2-1).