Edhe presidenti i Brazilit kundër Ronaldinjos
Pas injorimit nga Karlos Dunga (vendim që u mbështet nga ish-trajneri i “Seleçaos”, Mario Zagallo), ja ku del një tjetër personazh që rreshtohet kundër Ronaldinjos, pjesëmarrja e të cilit në Kupën e Botës po bëhet gjithnjë e më tepër një mision i pamundur: presidenti i Brazilit, Luiz Injacio Lula da Silva.
“Ai është një futbollist me cilësi, por vetëm kjo nuk mjafton. Duhet parë edhe mënyra si lojtarët përfshihen në grup dhe në skemat taktike të trajnerit”, u shpreh Da Silva në lidhje me vendimin e Karlos Dungës për të mos e grumbulluar sulmuesin kuqezi.
Më tej ai mbështeti teknikun Dunga në vendimet etij. “Meriton besim të plotë për gjithçka ka arritur deri tani. Nëse ka një gjë që më pëlqen te ai, është vendimi për të thirrur në skuadër vetëm ata lojtarë që janë në formë dhe që e meritojnë të thirren”, tha presidenti brazilian për agjencinë e lajmeve “Associated Press”.
Më i ashpër në deklaratat e tij për Ronaldinjon ka qenë ish-tekniku i “Seleçaos”, Mario Zagallo: “Ai nuk e meriton të thirret në kombëtare, sepse me këtë fanellë ka luajtur mirë vetëm pak herë dhe kurrë nuk ka qenë vendimtar. Ka teknikë të shkëlqyer, por luan shumë ngadalë. Dunga bën shumë mirë që e lë në shtëpi”.