E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nis sot samiti i G8, protesta të dhunshme në Toronto

Presidenti Barack Obama u kërkoi liderëve botërorë të ndjekin suksesin e tij në reformën financiare, në një kohë kur një pjesë e mirë vendesh europiane përballen me borxhe gjithnjë në rritje. Në kuadër të samitit, grupi i liderëve të G-8 u takua me liderët e vendeve në zhvillim nga Afria, Kolumbia, Haiti e Xhamaika.

Në bisedime u ra dakord për të mbetur të fokusuar tek rritja e menjëhershme ekonomike dhe konsolidimi fiskal. Ndërkohë policia u ndesh me protestuesit antiglobalistë në qendër të Toronto-s.Të paktën dy persona u arrestuan nga forcat e rendit të cilat krijuan një kordon të armatosur për të mos lejuar që protestuesit të kryenin akte vandale.

Delina Bitraku

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›