E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lev optimist për ndeshjen me Anglinë

Trajneri i Gjermanise, Joakim Lev eshte prezantuar optimist perpara ndeshjes shume te rendesishme qe skuadra e tij do te luaje kunder Anglise ne 1/8 e Boterorit 2010. Lev ka beret e ditur se skuadra e tij i ka te gjitha mundesite te kaloje nje kundershtar shume te veshtire si Anglia e drejtuar nga Fabio Kapelo.

“Natyrisht ka nje fare tensioni te te dyja skuadrat dhe natyrisht ato kerkojne te ruajne ritmin. Nervozizmi eshte normal, por eshte nje nervozizem pozitiv. Po ashtu mendoj se se dy ekipet kane respect per njeri-tjetrin, por asnje nuk do te beje nje hap pas. Jam i bindur se formacionet do te hyjne ne fushen e lojes me shume kurajo. Dhe me skuadern tone te re ne moshe do te jemi te afte te kontrollojme ndeshjen”, ka bere te ditur Lev.

Gjermania vjen ne kete sfide me nje dyshim te madh mbi aktivizimin e nje prej lojtareve me te rendesishem si Bastin Shvajnshtajger. Mesfushori i Bajernin vuan nga nje demtim muskular, por Lev megjithese e ka cilesuar si dizavantazh mungesen e tij, eshte shprehur se ka ne dispozicon lojtare te tjere qe mund ta zevendesojne.

“Nuk e di nese do te luaje Bastian. Ai eshte zemra e skuadres dhe motori ne mesin e fushes. Nese nuk luan eshte dizavantazh per ne, por une besoj te nje tjeter lojtar. Ai eshte Toni Kros”, ka perfunduar trajneri gjerman.

Nertan Prifti

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›