E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Zorba" greke luhet në TOB

Tingujt e valles se famshme greke kane entuziasmuar publikun ne teatrin e operas ne Tirane ne premieren e baletit “Zorba”. Muzika e Mikis Theodorakis dhe libreti i shkrimtarit grek Nikos kazansaqis percuan tek publiku shqiptar nje histori miqesie te thelle mes Zorbes dhe Xhonit te interpretuar nga balerinet shqiptare soliste ne teatrin e Athines, Altin Korruti dhe Blendi Latifaj. Perkrah tyre ne rolet kryesore intepretonin balerinat Erisa Gina ne rolin e Marines dhe Elona nallbani ne rolin e madame ortances.

Nje konceptim interesant i koreografise nga Arjan Sukniqi sillte ne skene nje nga historite me te bukura te repertorit grek e pikerisht Zorben. E ftuar e vecante ne kete premiere ishte kengetarja Manjolla Nallbani e cila intepretoi dy kenge greke pjese e koncpetimit muzikor te ketij baleti. Kostumografia dhe skenografia jane elementet plotesues te nje atmosfere qe na zhvendos ne ishullin e Kretes atje ku dhe zhvillohen ngjarjet. Personazhi kryesor i baletit eshte Zorba, nje fshatar i pashkolluar por me nje inteligjence natyrore te lindur i cili me mencurine e tij karakterizohet si nje nga heronjte popullore te Greqise.....

Mira Tuci

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›