E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nis sot samiti i NATO-s ne Lisbone

Udheheqesit e 28 vendeve te NATO-s hapin sot samitin dy ditor ne Lisbone i cili pritet te fokusohet ne afatin e terheqjes se trupave te huaja nga Afganistani. Ne kete samit ku merr pjese edhe kryeministri shqiptar Sali Berisha raportohet se lideret e NATO-s do te mbeshtesin propozimin e presidentit afgan Hamid Karzai qe forcat afgane te marrin pergjegjesite e sigurise.

Samiti gjithashtu pritet te beje publik konceptin strategjik te ri te NATO-s per dekaden e ardhshme per perballje me sulmet kibernetike dhe terrorizmin.

Ne takim pritet te diskutohet propozimi per mburojen raketore ne Evrope per tu mbrojtur nga kercenimet raketore te vendeve si Irani.
Nderkohe te vendet anetare te aleances si Kanadaja dhe Hollanda u japin fund misioneve te tyre luftarake ne Afganistan aleatet qe vazhdojne te qendojne ne fushen e betejes po ndryshojne objektivat e misioneve te tyre.

Presidenti Obama pritet te takohet me Presidentin e Rusise Dimitri Medvedev nderkohe qe perpjekjet per permiresimin e marredhenieve te NATO-s me Rusine pritet te jene nje tjeter perparesi kryesore e takimit te nivelit te larte te Lizbones.
Presidenti amerikan Barak Obama ka ne plan te perfundoje viziten e tij ne Lizbone duke u takur shkurtimisht me udheheqesit e Bashkimit Evropian. Shtetet e Bashkuar pritet te theksojne vazhdimin e bashkepunimit me Evropen per ceshtje te ekonomise dhe sigurimit.

Gjithashtu ne margjinat e samitit presidenti amerikan Barak Obama do ta zhvilloje nje takim sy me sy me presidentin e Gjeorgjise Mikhail Saakashvili.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›