E Enjte, 5 Nëntor 2026

Nis stafeta e pishtarit olimpik

Ka nisur mëngjesin e të mërkurës, stafeta e flakës olimpike Pekin 2022, në Parkun Pyjor të kryeqytetit kinez. Kjo etapë e Olimpiadës është reduktuar vetëm në dy ditë e gjysmë, për shkak të rregullave tepër të rrepta të pandemisë. Janë 1200 vrapuesit e stafetës, që do të alternohen midis tyre vetëm në ambjentet e brendshme të fshatrave olimpikë, duke përjashtuar çdo kontakt me botën e jashtme.

Stafeta është nisur nga Pekini për të përfunduar në Zhangjiakou, vend ku janë realizuar pistat e skive. Pubkliku ka qenë tepër i pakët në numër dhe i kontrolluar rigorozisht nga autoritetet shëndetësore, për t’u siguruar që të gjithë janë të vaksinuar apo të pa infektuar me Covid-19.

Në mënyrë që të mos ketë probleme deri në 4 shkurt, ditën e nisjes së ceremonisë së hapjes së Olimpiadës së pekinit. Tre mbajtësit e parë të pishtarit olimpik ishin Luo Zhihuan, një ish-patinator i garave të shpejtësisë, tani 80 vjeç, por që ka fituar titullin e parë botëror në sportet dimërore në Kinë në vitin 1963, astronauti Jing Haipeng dhe projektuesi i satelitëve Ye Peijian.

Ende nuk është përcaktuar emri i mbajtësit të fundit të pishtarit olimpik, ai që do të ndezë flakën olimpike. Rrugëtimi i stafetës do të jetë shumë i shkurtër në krahasim me edicionet e tjera të olimpiadave.

Ai do të përshijë, një kalim nga Muri i Madh, monumenti më madhështor i Kinës, parqet olimpike në qendër të pekinit dhe Pallatin e Verës. Janë xeruar në maksimum mundësitë e ndonjë proteste, nga aktivistët për të drejtat e njeriut. Flaka mbërriti në Pekin në tetor pasi anashkaloi stafetën tradicionale të pishtarit në tokën greke për shkak të shqetësimeve të koronavirusit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›