E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nis stërvitja e ekipit të Shkumbinit

Sot ekipi i Shkumbinit po bën edhe stërvitjen e parë që pas marrjes së postit si president i ekipit zoti Ylli Ndroqi.
Në një linjë telefonike për "Ora News" drejtori i ekipit të Shkumbinit Neritan Apostoli theksoi se sot është dita e parë e grumbullimit që do të vazhdojë për 12 ditë ku do të nisë edhe me njohjen e ekipit me lojtarët e rinj. Sipas tij më pas ekipi i Shkumbinit do të niset për 3 javë në Maqedoni ku do të jetë edhe faza përgatitore. Më tej Apostoli theksoi se objektivat e ekipit që me ardhjen zotit Ylli Ndroqi do të jetë Kupa UEFA duke theksuar se janë bërë investime të shumta në stadiumin e qytetit si dhe në fushën stërvitore të ekipit. Ai theksoi se sot janë vënë në provë shumë futbollistë të huaj dhe vendas që më pas do të përzgjidhen nga trajneri i ekipit nëse do të bëhen pjesë e ekipit peqinas ose jo.
Ndërkohë presidenti i ekipit të Shkumbinit zoti Ylli Ndroqi ka investuar në rikostruksionin e stadiumit të qytetit dhe pritet që në datën 15 gusht të bëhet edhe inagurimi i tij.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›