E Shtunë, 31 Tetor 2026

NATO: Situata në Kosovë, e qëndrueshme

Komandanti i lartë i NATO-s, James Stavridis e vlerëson si të qetë dhe të qëndrueshme situatën në Kosovë, pavarësisht incidenteve të fundit të ndodhura në veri të Mitrovicës.

Vlerësimin e tij admirali e bëri gjatë një vizite në Prishtinë, ku është takuar me presidentin Fatmir Sejdiu dhe kryeministrin Hashim Thaçi.

Kryeministri nga ana e tij është shprehur se plani i KFOR për reduktimin e trupave dëshmon se situata e sigurisë bëhet çdo ditë e më e qëndrueshme.

"Kjo tregon se institucionet e Kosovës janë të gatshme të marrin përgjegjësitë që u takojnë për sigurinë e vendit", ka deklaruar Thaçi gjatë takimit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›