Uruguaj-Holandë, gjysmëfinalja e "gjymtuar"
Holandezi Bert van Marvijk nuk mund të mbështetet te sulmuesi Robin van Persi, i cili pësoi një dëmtim në çerekfinale kundër Brazilit. Mungesa e tij bëhet akoma më shqetësuese edhe me mungesat e De Jong dhe Van der Viel, të dy për arsye kartonash.
Nuk është më e mirë situata në kampin uruguajan. Kapiteni Diego Lugano nuk do të zbresë në fushën e lojës pas dëmtimit të pësuar në përballjen me Ganën. “Nëse nuk jam 100 për qind në formë nuk luaj. Kam kryer stërvitje në palestër por gjuri po më krijon probleme. Eshtë një situatë e ndërlikuar me të cilën duhet të përballem me qetësi edhe pse bëhet fjalë për gjysmëfinalen e botërorit”, theksoi Lugano.
Përveç kapitenit, Oskar Tabarez duhet të bëjë edhe pa sulmuesin Suarez, i cili u largua me karton të kuq në fundin e çerekfinales dramatike përballë Ganezëve. Në fakt, ishte dora shpëtimtare e bomberit të Ajaksit, që nuk lejoi topin të nxirrte Uruguajin jashtë botërorit.