E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nis takimi mes delegacionit të KiE dhe kreut të shtetit


Ka nisur në Presidencë takimi mes delegacionit të KiE me kreun e shtetit Bamir Topi. Gjatë këtij takimi, delegacioni do të njihet me ecurinë e negociatave të deritanishme që janë zhvilluar nga Presidenti Topi. Delegacioni i përbërë nga rreth 10 komisionerë, më pas, delegacioni i KiE do të takohet me kryetaren e Kuvendit, Jozefina Topalli
dhe në orën 11.45 është planifikuar takimi me kryeministrin Sali Berisha, në selinë e Kryeministrisë.
Pas takimeve me tre krerët e shtetit, grupi i të dërguarve të Këshillit të Evropës ka në dispozicion 2 orë për të drekuar.
Ndërkaq, më vonë, rreth orës 15:15, delegacioni do të takohet me kryetarin socialist, Edi Rama dhe drejtues të tjerë të partisë në opozitë.
Delegacioni do të rikthehet rreth orës 17.00 në Presidencë, ku për rreth një orë do të kenë një takim përmbledhës me Presidentin Bamir Topi, që tashmë është pozicionuar në rolin e negociatorit.

Misioni i Këshillit të Evropës ka planifikuar që të gjitha rezultatet e takimeve t'i bëjë të ditura në një konferencë për shtyp, ditën e martë, në orën 10:30.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›