E Diel, 1 Nëntor 2026

Presidencë, mbyllet takimi mes delegacionit të KiE dhe kreut të shtetit



është mbyllur takimi mes delegacionit të KiE me kreun e shtetit Bamir Topi. Takimi i cili u zhvillua në Presidencë ka zgjatur rreth 1 orë. Delegacioni i përbërë nga rreth 10 komisionerë, do të takohet me kryetaren e Kuvendit, Jozefina Topalli dhe në orën 11.45 është planifikuar takimi me kryeministrin Sali Berisha, në selinë e Kryeministrisë.
Pas takimeve me tre krerët e shtetit, grupi i të dërguarve të Këshillit të Evropës ka në dispozicion 2 orë për të drekuar.
Ndërkaq, më vonë, rreth orës 15:15, delegacioni do të takohet me kryetarin socialist, Edi Rama dhe drejtues të tjerë të partisë në opozitë.
Delegacioni do të rikthehet rreth orës 17.00 në Presidencë, ku për rreth një orë do të kenë një takim përmbledhës me Presidentin Bamir Topi, që tashmë është pozicionuar në rolin e negociatorit.

Misioni i Këshillit të Evropës ka planifikuar që të gjitha rezultatet e takimeve t'i bëjë të ditura në një konferencë për shtyp, ditën e martë, në orën 10:30.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›