Nis të hënën sesioni i ri parlamentar

Si çdo fillim sesioni, kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli do të mbajë fjalën përshëndetëse, ndërsa më pas pritet diskutimi dhe miratimi i kalendarit 3-javor.
Disa ditë më parë në Konferencën e Kryetarëve të Grupeve Parlamentare u miratua pa konsensus kalendari i punës, ku janë përcaktuar edhe kalimi për diskutim i ligjeve që kërkojnë 3/5, sipas marrëveshjes së 14 nëntorit 2011-të.
Konferenca e Kryetarëve përcaktoi si datë të parë të shqyrtimit në seancë plenare të këtyre pr/ligjeve, datën 2 shkurt 2012-të, në rendin e ditës së të cilës do të përfshihet shqyrtimi i Kodit civil. Ndërsa po sipas kalendarit që do t’i nënshtrohet votës së deputetëve në seancën e së hënës, Kodi Penal duhet të miratohet në fund të shkurtit dhe Gjykata Administrative në mars. Tre ligje këto që kërkojnë dhe votat e opozitës për miratim. /Start/
2012-01-15 17:38