Kuvend, sot pasdite seanca e parë për 2012
TIRANE- Kuvendi i Shqiperise nis pasditen e sotme seancen e pare per sesionin e VI të legjislaturës së XVIII. Ne seancen qe nis ne oren 17.00 eshte planifikuar fillimisht miratimi i procesverbalit të seancës plenare.
Ne rend dite eshte miratimi i programit të punës së Kuvendit për periudhën 16 janar – 24 shkurt 2012.
Deputetet do te kalojne ne votim edhe kalendarin 3 javor të punimeve të Kuvendit për periudhën 16 janar – 3 shkurt 2012, kalendar qe u miratua pa konsensusin e opozites, e cila ne Konferencen e Kryetareve te pak diteve me pare nuk pranoi te bente pjese te ketij kalendari ligjet qe kerkojne shumice te cilesuar.