E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta një hap larg qelisë?

Ditë më parë, Prokuroria dha pretencën, duke kërkuar dy vite burg për Metën dhe 1 milion lekë gjobë, duke e akuzuar atë për korrupsion aktiv. Kjo është hera e parë në dekadën e fundit, një politikan i lartë hetohet dhe kërkohet dënim me burg.

"Rezulton e provuar, që video është pranuar nga Gjykata e Lartë si provë në rrugë ligjore, pavarësisht se Kolegji Penal nuk e pranoi kërkesën e Prokurorisë ta dëgjonte në sallë dhe ta transkriptonte atë”, tha prokurori në seancën e 6 janarit të këtij viti.

Ai shtoi se përmbajtja e videos mbështet plotësisht deklarimet e Priftit. "Interesimi i vazhdueshëm i të pandehurit Ilir Meta për fitimin e ankandit nga kompania e Bekim Halilajt vërtetohet jo vetëm nga dëshmia e Priftit, por edhe nga analiza e tabulateve telefonike mes Bekim Halilajt dhe Ilir Metës.

 Nga 1 shkurti 2010 deri ne 1 shkurt 2011, Bekim Halilaj ka folur me Ilir Meten në telefon 192 herë, ndërsa me Dritan Priftin, biznesmeni Halilaj gjatë të njëjtës periudhë ka folur vetëm 13 herë", vijoi Sheshi. /Start/

                                                                                             2012-01-16 09:00
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›