Nis të pëllasë si gomar, pasi mbetet shtatzënë
Një adoleshente shtatzënë me sindromën Touret u befasua, kur dëgjoi veten të pëlliste si gomar menjëherë pas ngjizjes. Kodi Hagel, 18 vjeçe, prej katër vitesh vuante nga sëmundja që i ka shkaktuar gati 20 herë kriza të dridhjes së këmbëve dhe kokës. Deri këtu nuk ka asgjë të jashtëzakonshme, por familja e saj ishte shokuar kur ajo nisi të pëlliste si gomar në mënyrë të paevitueshme më shumë se 30 herë në ditë. Vajza tha gjithashtu se kishte nisur të qeshte me të madhe dhe bërtiste po kudo që të ishte. Shtatzënia e tjetërson natyrën e sindromës Touret dhe ndonjëherë e zhduk atë, por shkencëtarët nuk janë të sigurt pse ndodh kjo. Adoleshentja jeton me prindërit e saj në Dakotën e Veriut, SHBA. Ata kanë dy gomarë të quajtur Oliver dhe Rachel, të cilët mund të kenë ndikuar te sjellja e vajzës.