Evakuohen shtatzënat, kalojnë në maternitet për mbikëqyrje
14/02/2012 Rrezikshmëria/ Shëndetësia urdhër dhe masa shtesë, gratë mbi 7-muajshe strehohen në spitale
Rëndimi i mëtejshëm i gjendjes në zonat e izoluara nga bora ka detyruar strukturat shëndetësore që të nisin punën për evakuimin e të gjitha grave shtatzëna drejt materniteteve të rretheve më të afërta për të shmangur rrezikun që mund t’u kanoset shëndetit të tyre e foshnjave që do të sjellin në jetë. Sipas urdhrit më të fundit të nxjerrë nga Ministria e Shëndetësisë, janë shpërndarë në terren grupet e ekspertëve për të evidentuar të gjitha gratë që janë të paktën 7 muaj shtatzëna, të cilat do të dërgohen për të qëndruar në maternitetet e rretheve më të afërta nga zonat e tyre të banimit, pasi gjendja e tyre shëndetësore mund të përballet me rreziqe për shkak të situatës së vështirë të krijuar. Gjatë ditës së djeshme është dashur ndërhyrja e njësisë së helikopterëve të shëndetësisë për të transportuan në Tiranë drejt maternitetit të ri 33-vjeçaren nga Lekbibaj e Tropojës, e cila ndodhej në muajin e nëntë të shtatzënisë. “Kemi urdhëruar evidentimin e të gjitha grave shtatzëna në një moshë barre 7-muaj e lart dhe u kemi sugjeruar drejtuesve tanë të emergjencës dhe drejtuesve të pushtetit lokal transportimin e tyre në spitalet që janë qendra rrethi dhe maternitete për të qëndruar dhe për të qenë në vëzhgim mjekësor të trajtuar atje deri në kalimin e kësaj situate", - ka deklaruar gjatë ditës së djeshme ministri Petrit Vasili. Nga ana tjetër, janë udhëzuar të gjithë drejtorët e qendrave shëndetësore që të marrin mami me kontratë shërbimi për qendrat shëndetësore ku ato nuk janë. Vasili ka kërkuar nga autoritetet shëndetësore të bashkëpunojnë ngushtë me pushtetin lokal për të vendosur shërbim shëndetësor në banesa, ku aksesi është më i lehtë. “Ndonëse nga verifikimet e kryera deri tani ka rezultuar të kemi fondin e duhur në medikamente për përballimin e situatës, në urdhrin e fundit kërkohet që të sigurohen medikamente për të sëmurët kronikë. Të sigurohet sasia e medikamenteve të nevojshme sipas listës së miratuar nga qendrat shëndetësore. Falë mbështetjes së pakushtëzuar të ofruar nga biznesi farmaceutik, kemi mundur të realizojmë atë që quhet ‘paketa bazë’ për çdo qendër shëndetësore dhe komune”, - ka shtuar ministri Vasili.
Ndarja e barnave për të sëmurët
kronikë në zonat e izoluara
Drejtuesit e Institut të Sigurimeve Shoqërore ndryshojnë procedurën e ndarjes së barnave me rimbursim për të sëmurët kronikë të izoluar nga dëbora në Veri dhe Verilindje të vendit. Për këtë janë ngritur komisione të posaçme për të verifikuar çdo të sëmurë kronik që merr recetë me rimbursim në këto zona. Këto komisione do të përcaktojnë llojet e barnave që do të shkojnë për këta të sëmurë nëpërmjet Shtabit të Emergjencës dhe mjeteve të ushtrisë.
Inspektohet infrastruktura
Shkollat do të qëndrojnë të mbyllura
Vijon ndërprerja e procesit mësimor në shumë prej shkollave që ndodhen në zonat e izoluara nga dëbora. Sipas të dhënave të raportuara nga grupet e ekspertëve të shpërndarë në terren, ka nisur puna për pastrimin e çative të shkollave nga dëbora, në mënyrë që të mos pësojnë dëmtime. Nga drejtuesit e drejtorive arsimore Dibër, Kukës, Malësi e Madhe, Has, Tropojë, Pukë, Bulqizë konfirmohet se vijon e njëjta situatë atmosferike e rënduar dhe procesi i mësimit në to do të çelet vetëm kur të jetë përmirësuar gjendja.