Nis tryeza e PS për drejtësinë, mungon mazhoranca
Nisi punën tryeza e Partisë Socialiste për reformën në sistemin e drejtësisë. Në takimin e sotëmu vu re mungesa e përfaqësuesve të mazhorancës edhe pse këta të fundit ishin ftuar. I vetmi pjesëmarrës nga ana e mazhorancës ishte kryetari i grupit të LSI-së Lefter Koka.
Në fjalën e tij deputeti Fatmir Xhafa shprehu keqardhjen e tij për mungesën e kolegëve të tij demokratë ndërsa shtoi se kjo tryezë është një shans për të diskutuar të gjitha problemet që ka sot drejtësia shqiptare.