E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dell: Nuk do të këtë ndarje të Kosovës

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, Christopher Dell në një intevistë për Zërin e Amerikës vlerësoi si të rëndësishme pjesëmarrjen e komunitetit serb në zgjedhjet vendore, ndërsa hodhi poshtë çdo mundësi për ndarjen tokësore të Kosovës. Dell tha se një mundësi e tillë do të ishte një katastrofave për Kosovën dhe rajonin.
"Ndarja e Kosovës nuk është në rend dite. Ndonëse ka interesa të qartë në kryeqytete tjera të rajonit që do të donin ta shihnin një gjë të tillë, kjo do të ishte katastrofë e tmerrshme për Kosovën dhe për rajonin. Nëse tërhiqni perin e mëngës, atëherë e tërë mënga do të shthuret", ka thënë Dell, duke shtuar se "ky është rreziku me të cilin përballemi kur njerëzit flasin për ndarjen".

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›